Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është pyetur nga gazetarët në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit dhe kërcënimet që kanë ardhur nga Athina zyrtare.
Kreu i qeverisë u shpreh se drejtësia e re duhet të vazhdojë e patrazuar me detyrën e saj pa asnjë lloj interference.
Ai gjithashtu i ka dërguar një mesazh Greqisë sesa të jetë ai në krye të qeverisë, nuk do të lejojë asnjë ndërhyrje në çështje.
Rama është shprehur se atë çfarë ka bërë deri më tani me reformën në drejtësi është tepër krenar dhe se nuk ka shans dhe vend për kërcënime.
“Kemi pasur mesazhe nga sistemi i drejtësisë, që unë e kam vlerësuar. Kemi pasur edhe një situatë le të themi të inflamuar për shkak të problemit me drejtësinë të kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë.
Qëndrimi ynë ka qenë, është dhe do të jetë, që drejtësia e re në Shqipëri, duhet të bëjë e patrazuar detyrën e saj.
Në këtë pikë asgjë nuk është më e rëndësishme sesa mbrojtja me të njëjtën mënyrë sikur kemi vepruar në raste të tjera, e qetësisë, të veprimtarisë së sistemit të drejtësisë.
Asnjë inteference nga do që të vijë mbi drejtësinë nuk do të gjejë as përkrahjen dhe as mirëkuptimin tonë. Ne nuk ndërhyjmë në sistemin e drejtësisë dhe nuk i komentojmë” tha ai.
Por si u përgjigjet ai kërcënimeve të Greqisë? “Reforma e drejtësisë në Shqipëri është gjëja më e madhe, më e rëndë, gjëja më e paimagjinueshme deri përpara pak vitesh, që i ka ndodhur Shqipërisë.
Ky vend nuk ka pasur asnjëherë një drejtësi që të mos pyeste se “kush je”, por të vepronte mbi këdo qoftë dhe për herë të parë individë të lidhur me forcën në pushtet.
Unë jam shumë krenar për këtë që kemi bërë. Kur është fjala për individë që jo vetëm i kam njohur por edhe i kam pasur afër në nivelin personal nuk më vjen mirë, por në nivelin e detyrë, unë ndihem vetëm krenar.
Thënë të gjitha këto, nuk ka shans, të paktën sa të jem unë këtu, presioni mbi drejtësinë e re të ushtrohet dhe të funksionojë duke kaluar përmes kërcënimeve apo insinuatave. Nuk ka shanse” tha Rama.
Lini një Përgjigje