TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Gusht 2023, 12:27

Alarmi nga SHBA për TIMS, Berisha: Muça vodhi të dhënat për llogari të Ramës e Ballës, duan të zhdukin udhëtimet me çarter

Shkruar nga Pamfleti

Alarmi nga SHBA për TIMS, Berisha: Muça vodhi të dhënat

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se të dhënat e TIMS u vodhën nga një kompani private përmes zyrarit të lartë të policisë, Ervin Muça. 

Ai u shpreh se Taulant Balla në krye të rendit u shoqërua me një akt tjetër të paimagjinueshëm, tërësisht në mbështetje të krimit, nxjerrjen e të dhënave në një akt ekstremist të të dhënave të TIMS.

Në deklaratën e javshme për mediat, Berisha theksoi se kjo është vepër e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, pasi atyre u duhet të shuajnë të dhënat e çarterave, ku mes tyre janë edhe fluturimet e McGonigalit.

"Por emërimi i Taulant Ballës në krye të rendit u shoqërua me një akt tjetër të paimagjinueshëm, tërësisht në mbështetje të krimit, në mbrojtje të krimit: nxjerrjen e të dhënave në një akt in ekstremis të të dhënave të TIMS. Aty është i gjithë databejzi i krimit dhe jo i krimit.

Ervin Muço, i dërguar direkt nga Edi Rama pas Taulant Ballës, për të ekzekutuar këtë krim të shëmtuar, kur atij nuk iu bindën punonjësit, të cilët i përgëzoj, ai shkoi dhe mori kompani private dhe i mori serverat në komisariat dhe i nxori të dhënat. Kjo është vepër e Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Atyre u duhet të shuajnë të dhënat e çarterave. McGonigalin e ka sjellë Duçka dhjetë herë me çarter këtu. Alberto Preseci dhe Flavio Tosi kanë ardhur te Erion Veliaj me dhjetëra herë me çarter.", tha Berisha.

shba tim muca berisha vjedhje rama

Lini një Përgjigje