TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Gusht 2023, 18:16

“Ka dhënë garanci për lirimin e Belerit”/ Pse artikulli i medias greke shqetësoi Ramën?

Shkruar nga Pamfleti
“Ka dhënë garanci për lirimin e Belerit”/ Pse
Rama, Mitsotakis dhe Beleri

Nga mënyra se si Rama po sillet ditët e fundit përballë Greqisë dhe fakti që vendosi të përgënjeshtrojë këtë artikull dhe jo qindra të tjerë të mediave greke, tregon se fshihet diçka...

Një shkrim i gazetës greke “Kathimerini” ka alarmuar kryeministrin Edi Rama. Ndonëse 3 ditë me vonesë, kreu i qeverisë shqiptare i ka dërguar një mesazh gazetarit grek Pavlos Papadopulos, duke tentuar të përgënjeshtrojë lajmin. Rama ka kërkuar të drejtën e replikës dhe ra dakord të japë një intervistë.

Ndonëse kryeministri e serviri bisedën me gazetarin si diçka “funny”, në fakt nëse shkojmë më thellë duket se kryeministrit nuk i ka pëlqyer diçka e dalë nga gazetari. Shkrimi është i gjatë dhe “Pamfleti” ishte ndër të parat media që e publikoi më 21 gusht.

Gazetari grek shprehet se janë amerikanët ata që mbështesin Edi Ramën që të mbajë në burg Belerin, pasi e kanë shpallur “non grata” këtë të fundit dhe nuk e duna kryetar bashkie. Mirëpo, përveç kësaj ai përmend një fakt që asnjë media greke nuk e kishte thënë më parë. Gazetari flet për pazare mes Ramës dhe Athinës. Sipas tij, Rama i dha garanci Greqisë se Beleri do të lirohej, por më pas ndërroi mendje.

Kryeministri i Shqipërisë thuhet se i ofroi palës greke garanci në prapaskenë, menjëherë pas zgjedhjeve të dyta greke se "çështja Beleri do të zgjidhet". Sot kuptohet se ai thjesht luajti blofin për të blerë kohë, pasi synon që të skadojë afati 3 mujor për betimin e tij si kryebashkiak”, shkruante media greke.

Nga mënyra se si Rama po sillet ditët e fundit përballë Greqisë dhe fakti që vendosi të përgënjeshtrojë këtë artikull dhe jo qindra të tjerë të mediave greke, tregon se fshihet diçka. “Ku ka zë nuk është pa gjë” thotë populli dhe Ramës duket se i ka djegur ky artikull, pasi ndoshta në prapaskenë ka pasur dhe ndoshta ka pazare për lirimin e Belerit dhe publikimi lajmit ndoshta ka prishur skenarët. /Pamfleti

 

rama greqia

Lini një Përgjigje