Teksa SPAK po heton koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit, ministria e Shëndetësisë me Vendim të Këshillit të Ministrave ka merrë vendimin për rialokimin e fondeve për sa i përket shërbimit spitalor.
Buxheti i Shtetit ka alokuar për këtë rritje një buxhet prej 1.3 mld lekësh.
Lajmi u bë i ditur ditës e sotme pas mbledhjes së qeverisë, nga ministrja Ogerta Manastirliu.
“Me rialokimin e buxhetit të spitaleve, do të garantojmë një financim shtesë prej 1.3 miliardë lekë për pagat e rritura të stafeve mjekësore. Nga ana tjetër, në kuadër të investimeve të kryera, sikundër janë spitalet e reja, si spitali qendror, spitali infektiv, spitali pediatrik, etj, por edhe mbështetjes me barna e material mjekësore dhe ekzaminime imazherike e laboratorike që janë gjithashtu në rritje, ne kemi alokuar buxhetin e nevojshëm për financimin e sigurt të spitaleve tona”, tha ministrja Manastirliu.
Lini një Përgjigje