TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Gusht 2023, 12:26

Kuvendi i ndërpret pagën Arben Ahmetajt si deputet

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi i ndërpret pagën Arben Ahmetajt si deputet
Arben Ahmetaj

Pas miratimit të autorizimit për arrestimin e ish-zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj, administrata e parlamentit i ndërpret pagën dhe shërbimet mbështetëse deputetit.

Në këtë mënyrë, ndaj Ahmetajt ndërpriten të gjitha përfitimet materiale që vijnë për shkak të detyrës si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Pjesë e përfitimeve që ndërpriten, janë telefoni, automjeti, karburanti, shpenzimet e banimit etj.

arben ahmetaj kuvendi i ndërpret pagën

Lini një Përgjigje