TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Gusht 2023, 11:14

“Beleri”/ BE ‘rrëzon’ Athinën: Nuk ndërhyjmë në çështjet në hetim nga drejtësia shqiptare!

Shkruar nga Pamfleti
“Beleri”/ BE ‘rrëzon’ Athinën: Nuk
Fredi Beleri

Bashkimi Europian ka hedhur poshtë reagimet  ‘kërcënuese’ të Athinës, për bllokim të fondeve dhe rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Një zyrtar i lartë i BE-së  tha se Bashkimi Europian nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë shqiptare, që në rastin konkret bëhet fjalë për Fredi Belerin i arrestuar për zgjedhjet e 14 majit, pasi u përfshi në skemën e blerjes se votës, 50 euro secila.

Ne po vazhdojmë të ndjekim zhvillimet, por ne nuk komentojmë çështjet që janë nën hetim. Ne bëjmë thirrje dhe të sigurohemi që procesi të mbahet në mënyrë të duhur.”-thuhet në reagimin për Report tv.

Më herët, pas protestës së organizuar në Himarë, kryeministri Edi Rama reagoi duke kërkuar nga përfaqësuesit e Athinës t’i binden ligjit.

Ky hap i hedhur si këmba e elefantit në një dyqan qelqurinash, mund të sjellë pasojën regresive të rindezjes së flamës së nacionalizmit, e të ndjenjave negative reciproke që ajo flamë lind në shtresa të keqinformuara e në grupe të caktuara ekstremistësh, të cilët i mezi presin këto raste me bidon benzine në dorë, gjë që as nuk e dyshoj një sekondë se jo vetëm unë dhe qeveria shqiptare, po as kryeministri dhe qeveria greke nuk e dëshirojnë hiç asfare.”

Qëndrimi i Belerit në burg i pamundëson atij betimit. Sipas ligjit shqiptar, nëse Beleri nuk betohet brenda një afati 3 mujor, pas konstituimit të Këshillit Bashkiak, atëherë qeveria shqiptare ka të drejtën për ta shkarkuar. Këshilli u konstituua me 27 qershor, që do të thotë afati maksimal i Belerit për betimin është 27 shtatori. Kjo çështje është kthyer në teme e nxehtë mes Greqisë dhe Shqipërisë, deklaroi Rama.

Kujtojmë që pak ditë më parë, qeveria greke kërcënoi nëpërmjet Ministrit të Punës se do të bëhet pengesë për  integrimin e Shqipërisë në BE.

“Shqipëria do të harrojë paratë nga Europa nëse Fredi Beleri nuk betohet si kryebashkiaku i Himarës. Shqipëria do paguajë çmim shumë të lartë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve” tha Adonis Georgiadis.

Marrëdhëniet ndërmjet Tiranës dhe Athinës janë tensionuar për shkak të arrestimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në 21 gusht organizoi një darkë informale me liderët e rajonit, por nuk e ftoi kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Kjo u interpretua si një hakmarrje e Athinës zyrtare ndaj kryeministrit Rama duke mos e ftuar. Në darkën informale, Greqia zgjodhi Presidentin, por Bajram Begaj e bojkotoi ftesën me argumentin e agjendës së përcaktuar më parë. Mediat greke shkruajtën se mesazhi i Kyriakos Mitsotakis ishte i qartë për Edi Ramën: “përçarja po thellohet”.

 

fredi beleri be athina

Lini një Përgjigje