TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Gusht 2023, 17:17

Nuk ka bashkim të PD në Kukës/ Berisha strehohet sërish te Ilir Meta, Basha cakton kandidatin

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ka bashkim të PD në Kukës/ Berisha strehohet sërish te
Basha, Berisha dhe Meta

Nuk ka bashkim të Partisë Demokratike në Kukës. Ndonëse zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit shiheshin si një mundësi e mirë që PD të shmangë gabimin e 14 majit dhe të dalë e unifikuar, Berisha dhe Basha i kanë vënë shkelmin bashkimit. 

Sot Berisha mblodhi Kryesinë e grupit të tij dhe në përfundim ka vendosur që të shkojë me Metën në këto zgjedhje dhe të ketë rivalë kandidatin e PS dhe të PD-së zyrtare.

Kryesia ka marrë vendim që këtë të diel të zhvillohet procesi i primareve, ku dhe do të dalë kandidati zyrtar.

Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e saj për organizimin e procesit zgjedhor për Primare për zgjedhjet e pjesshme të datës 24 shtator 2023 në Bashkinë Kukës, vendosi: 1. Primaret të mbahen ditën e Diel, 27 Gusht 2023; 2. Kandidatët e primareve do të jenë sipas listës së miratuar nga Kryesia në aneksin bashkëlidhur këtij vendimi:

Mbështetur në dekretin e datës 11 gusht 2023 të Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Kukës, në datën 16 gusht, KQZ ka përcaktuar afatet procedurale të cilat duhet të zbatohen nga partitë politike për regjistrimin e zgjedhjeve. Nisur nga këto afate dhe në përputhje me statutin e PDSH-së dhe vendimin nr. 38 të datës 01.10.2022 të Këshillit Kombëtar për Primaret jemi të detyruar të organizojmë primaret në një kohë sa më të shpejtë”, njofton Foltorja.

Sipas saj, dega e Kukësit ka sjellë 10 propozime të cilat janë kontaktuar nga Sekretariati Organizativ dhe janë ftuar të plotësojnë dokumentacionin e kandididimit për Primaret. Deri sot, në afatin e fundit për pranimin e dokumentacionit kanë plotësuar formularët 6 kandidatë nga te cilët 5 janë propozuar nga dega dhe një është vetëpropozim.

Nuk ka bashkim të PD në Kukës/ Berisha strehohet sërish te
Emrat e propozuar nga "Foltorja"

Me këtë lëvizje duket se Berisha do të strehohet sërish te Meta, duke mos vënë mend nga 14 maji. Vetë Berisha nuk figuron askund dhe duhet të shkojë në zgjedhje nën siglën e një koalicioni apo partie. Sipas informacioneve, pritet që sërish ai të hyjë në logon e Ilir Metës, sikundër ndodhi në zgjedhjet e shkuara.

Nga ana tjetër edhe Basha nuk ka vonuar dhe ka zgjedhur kandidatin me të cilin do të garojë në Kukës. Sipas informacioneve, PD zyrtare do të dërgojë në KQZ emrin e Arif Rexhmatit.

Interesant është se emri i tij është propozuar për tw qenë edhe pjesë e Primareve të Berishës. Por në rrjetet sociale, Rexhmati e ka refuzuar këtë proces, duke vulosur që të jetë kandidat i PD-së zyrtare.

Ndonëse mbështes parimin e konkurrencës, gjykoj ashtu si shumë prej demokratëve, se futja në një proces primaresh kur ka mbetur vetëm një muaj nga zgjedhjet dhe kur situata e brendshme e demokrateve vazhdon të vuaje pasojat e konfliktualitetit dhe të fajësimit, me gjithë qëllimin e mirë në vetvete, nuk i shërben konsolidimit të strukturave dhe gatishmërisë së tyre për fushatën. Hatër mbetjet e pas votimit krijojnë përçarje dhe jo bashkim të anëtarësisë, ndërsa besueshmëria e procesit jo vetëm që nuk jep garanci për bashkim, por mund të jetë burim konflikti gjatë dhe pas procesit, me dëme të pariparueshme për rezultatin në zgjedhje”, shkruan ai.

Pra duket se kriza në PD nuk ka ndërmend të marrë fund, ndonëse disa deputetë kërkuan bashkim.

/Pamfleti

Lini një Përgjigje