TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Gusht 2023, 15:29

Tërheqja e Sinamatit, Tabaku mesazh Bashës e Berishës: Të lëmë pas egon, nuk mund të ndëshkohemi nga gabimet e së shkuarës

Shkruar nga Pamfleti

Tërheqja e Sinamatit, Tabaku mesazh Bashës e Berishës: Të

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka përshëndetur veprimin e Admir Sinamatit, i cili u tërhoq nga gara në Kukës. Në shtator aty do të mbahen zgjedhjet e reja vendore dhe kandidati i 14 majit i dalë nga “Foltorja” ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor, duke lënë në baltë Berishën.

Sipas Tabakut, veprimi tij duhet përshëndetur, pasi Sinamti ka kërkuar që PD të dalë me një emër të unifikuar. Sipas Tabakut nuk duhet përsëritur gabimi i 14 majit, ku egoja solli humbjen katastrofike të PD.

“Akti i demokratit Admir Sinamati për të mos kandiduar dhe mbi të gjitha kërkesa e tij për një kandidat të përbashkët nga opozita është një lëvizje e zgjuar dhe e mençur. Zgjedhjet e 14 majit dëshmuan qartazi që ndarja dhe lufta e pakutimtë brenda vetes duke mos u fokusuar tek fitorja qe një armë më shumë në duart e qeverisë.

Partia Demokratike ka detyrë të shkojë në zgjedhjet e parakohshme në Kukës me një kandidat dinjitoz, me integritet të përbashkët për të gjithë opozitën. Përgjegjësia përpara shqiptarëve është shumë herë më e madhe se sa egoja e kujtdo. Gabimet e të djeshmes ku e njëjta ego ndëshkoi demokratët dhe shqiptarët me një humbje të pamerituar duke pasur parasysh situatën në vend.

Bashkëpunimi është hapi parë drejt reflektimit dhe realisht një ndryshimi që duhet ti hapë rrugë politikës në shërbim të qytetarit dhe jo politikës për interes personal”, shkruan Tabaku, e cila ka dërgur mesazh për Bashën dhe Berishën.

 

Lini një Përgjigje