TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Gusht 2023, 13:15

Kërcënimet e Greqisë për Fredi Belerin, Rama: Unë i druhem vetëm një gjëje në Tetor

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënimet e Greqisë për Fredi Belerin, Rama: Unë i
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme teksa ishte në një komunikim për mediat për naftë e gjetur nga kompania Shell në Shpirag,  nuk ka preferuar të flasë për çështjen Beleri dhe tensionet Shqipëri-Greqi.

Ai ka paralajmëruar se do të ketë komunikim edhe për këtë çështje.

Teksa u pyet sot për përplasjen me Greqinë për këtë temë dhe paralajmërimin e ministrit grek të punës për ndalimin e fondeve të BE për Shqipërinë, Rama tha se i druhet vetëm një gjëje, që testi në tetor për naftën në Shpirag të mos dalë pa sukses.

“Sot ne do flasim vetëm për këtë temë. Kjo është gjëja më e madhe, më e rëndësishme, më e bukur që mund t’i ndodhte Shqipërisë në këto 30 vjet dhe në 100 vjet po të doni në aspektin e së ardhmes ekonomike të saj. Kur flasim për këtë, këto të tjerat mendoj që presin. Aq më tepër që s’po thoni asgjë të re, po bëni pyetje që i keni bërë 1000 herë dhe keni 1000 përgjigje nga ana ime. Do kemi kohë të flasim dhe për këtë patjetër. I druhem vetëm një gjëje që testi në tetor në Shpirag të mos dalë pa sukses, vetëm kësaj i druhem asgjëje tjetër”, tha Rama.

 

edi rama beleri

Lini një Përgjigje