Sa herë ka aksione dhe arrestime nga SPAK, Berisha duket sikur trembet. Prej një jave sulmon SPAK dhe të njëjtën gjë bëri edhe sot, por këtë herë shkoi më tej, duke kërkuar të bëhet gati terreni i protestave...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të mos e bëjë gjumin e qetë. Sa herë SPAK kryen operacione dhe arreston zyrtarë, duket se në familjen e Berishë bie zia. Që kur u arrestuan zyrtarët e koncesionit të sterilizimi, Berisha nuk ka lënë ditë pa sulmuar SPAK-un.
Nuk po themi ta përgëzojë, por duket sikur diçka e shqetëson Berishën. Sa herë goditet qeveria, ka shumë nga ata që thonë se kur SPAK të kthejë sytë djathtas goditja do të jetë shumë e madhe. Në fakt dy njerëz janë djathtas që rrezikojnë: Sali Berisha dhe Ilir Meta. Dhe në korridoret e politikës flitet se nuk do jetë e largët dita e përballjes me drejtësinë.
Teksa Meta duket se është i zhytur deri në fyt, Berisha më shumë ka hallin e djalit dhe të dhëndrit. Dosja me Kompleksin Partizani dhe ajo e Gërdecit janë dy dosje që rrezikojnë Shkëlzen Berishën dhe Jamarbër Malltezin dhe Berisha po shfrytëzon hapësirën mediatike e politike të mbajnë nën presion SPAK.
Edhe sot ia bëri të njëjtën gjë, duke sulmuar prokurorinë se po vepron sipas orekseve të Ramës. Ndërkohë sot ai ka hedhur një hap tjetër, duke dhënë sinjale se tani do të rikthehet te protestat.
“Sot, më të mprehta se kurrë janë detyrat e opozitës. Askush nuk mund t’i japë përgjigje kësaj situate përveç opozitës dhe shqiptarëve. Është absurde të presësh që SKAP-i i partisë do të ndërtojë shtetin. Ata që besojnë këtë, nuk janë realistë. Në këtë det krimi, askush nuk mund t’i jepte përgjigje përveç qytetarëve të revoltuar.
Le që sot janë një së bashku kundër opozitës, kundër popullit opozitar, kundër popullit idealist që denoncon dhe nuk pranon krimet e tyre. Ata janë të gjithë së bashku, me polici, me prokurori, me SHISH, me parlament, me qeveri. Por ne me shembullin tonë, duhet të udhëheqim. Unë kam shumë besim se ne këtë mision do e përmbushim. Natyrisht na takon detyra të përballemi apo të merremi njëkohësisht me disa çështje. Nuk kemi zgjidhje tjetër”, u shpreh Berisha në mbledhjen e Kryesisë së PD.
Pra duket se ish-kryeministri është shqetësuar ndjeshëm dhe me qëndrimet e tij paralajmëron diçka. Mbetet të shihet nëse SPAK do e vrasë frikën dhe të shkojë deri te familja e tij, pasi në 30 vite Berishën nuk ka guxuar askush ta thërrasë ta marr në pyetje, jo më të pandehur. /Pamfleti
Lini një Përgjigje