TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Gusht 2023, 18:01

Zgjedhjet e 24 shtatorit, PS miraton kandidaturën e Albert Halilajt për kryetar bashkie në Kukës

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 24 shtatorit, PS miraton kandidaturën e Albert Halilajt

Asambleja e Partisë Socialiste në Kukës ka miratuar kandidaturën e Albert Halilajt për bashkinë e Kukësit.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kukës pritet të mbahen më 24 shtator.

"Sot, asambleja e Partisë Socialiste miratoi kandidaturën e Albert Halilaj! Shtabi elektoral bëri mbledhjen e parë! Vështirsia është sfidë dhe jo pengesë për familjen tonë! Do ja dalim!", tha Halilaj.

Kujtojmë se ditën e djeshme ishkryeministri Sali Berisha mblodhi Kryesinë e grupit të tij dhe në përfundim ka vendosur që të shkojë me Ilir Metën në këto zgjedhje dhe të ketë rivalë kandidatin e PS dhe të PD-së zyrtare. Kryesia ka marrë vendim që këtë të diel të zhvillohet procesi i primareve, ku dhe do të dalë kandidati zyrtar.

“Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e saj për organizimin e procesit zgjedhor për Primare për zgjedhjet e pjesshme të datës 24 shtator 2023 në Bashkinë Kukës, vendosi: 1. Primaret të mbahen ditën e Diel, 27 Gusht 2023; 2. Kandidatët e primareve do të jenë sipas listës së miratuar nga Kryesia në aneksin bashkëlidhur këtij vendimi:

Mbështetur në dekretin e datës 11 gusht 2023 të Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Kukës, në datën 16 gusht, KQZ ka përcaktuar afatet procedurale të cilat duhet të zbatohen nga partitë politike për regjistrimin e zgjedhjeve. Nisur nga këto afate dhe në përputhje me statutin e PDSH-së dhe vendimin nr. 38 të datës 01.10.2022 të Këshillit Kombëtar për Primaret jemi të detyruar të organizojmë primaret në një kohë sa më të shpejtë”, njofton Foltorja.

Sipas saj, dega e Kukësit ka sjellë 10 propozime të cilat janë kontaktuar nga Sekretariati Organizativ dhe janë ftuar të plotësojnë dokumentacionin e kandididimit për Primaret. Deri sot, në afatin e fundit për pranimin e dokumentacionit kanë plotësuar formularët 6 kandidatë nga te cilët 5 janë propozuar nga dega dhe një është vetëpropozim.

Zgjedhjet e 24 shtatorit, PS miraton kandidaturën e Albert Halilajt
Emrat e propozuar nga "Foltorja"

Vetë Berisha nuk figuron askund dhe duhet të shkojë në zgjedhje nën siglën e një koalicioni apo partie. Sipas informacioneve, pritet që sërish ai të hyjë në logon e Ilir Metës, sikundër ndodhi në zgjedhjet e shkuara.

Nga ana tjetër edhe Basha nuk ka vonuar dhe ka zgjedhur kandidatin me të cilin do të garojë në Kukës. Sipas informacioneve, PD zyrtare do të dërgojë në KQZ emrin e Arif Rexhmatit. Interesant është fakti se emri i tij është propozuar për të qenë edhe pjesë e Primareve të Berishës. Por në rrjetet sociale, Rexhmati e ka refuzuar këtë proces, duke vulosur që të jetë kandidat i PD-së zyrtare.

kukes zgjedhje albert halilaj

Lini një Përgjigje