TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Gusht 2023, 16:11

Po ça e ka Kushtetutën Babloku xhanëm! Ka mbaruar punë me të në banjë këtu e 10 vjet

Shkruar nga Pamfleti

Po ça e ka Kushtetutën Babloku xhanëm! Ka mbaruar punë me

 Babloku është mbi ligjin! Babloku është mbi Kushtetutën! Babloku është e vërteta e kulluar, është si uji që rrjedh, si ajri që thithim, është Shpëtimtari... Ligji Kushtetuta, e drejta, s'janë asgjë përpara Bablokut.

Ndoshta mund të duket një detaj i parëndësishëm dhe me siguri Arben Ahmetajt nuk i është varur jetesa nga kjo, por është për tu çuditur lajmi që u zbulua sot: deputetit Arben Ahmetaj, i shpallur armik i popullit nga Babloku dhe të vetët pse nxori ca të vërteta, ish krahu i djathtë i tij, i është prerë rroga si deputet, ende pa u marrë vendimi i heqjes së mandatit.

D.m.th kaq me inat i pat hyrë kësaj pune Kryeministri, sa nuk i bënë sytë dritë dhe nuk priti, të paktën zyrtarisht vendimin e "kolegëve të dashur parlamentarë", që të niste gjuetinë e shtrigave. Punë e madhe se kështu thotë ligji! Kujt ia ndjen për Kushtetutën! Lere pastaj për të drejtat themelore, prezumimin e pafajësisë e të tjera gjëra "të pavlera" si këto.

Ehuuu sa ka zanati i Bablokut!

I doli kundër Ahmetaj? "Bjerini qenit", hiqjani bukën nga goja, mbylljani llogaritë, prijani rrogën, sekuestrojani shtëpinë...

Babloku të shtyp! Po të pati në dorë me të vetët, Babloku të heq bukën e fëmijëve nga goja. Nëse guxon e i del kundër, Bablokut i dalin sytë nga vendi, i nxihen buzët nga inati e nuk sheh më qartë.

Babloku si Babloku!

Kapi një ish-ministër, një deputet, një ish partner të afërt që nuk i pëlqente më dhe, siç bën gjithmonë, e përndoqi për ta gjunjëzuar në Gijotinë.

A shkeli ligjin Kryeministri duke i prerë rrogën një ministri të maxhorancës, ende pa u marrë vendimi për të? Edhe ç'a pastaj? A vërteton kjo gjuetinë e shtrigave kundër Ahmetajt? Po, edhe ç'a pastaj?

Babloku është mbi ligjin! Babloku është mbi Kushtetutën! Babloku është e vërteta e kulluar, është si uji që rrjedh, si ajri që thithim, është Shpëtimtari... Ligji Kushtetuta, e drejta, s'janë asgjë përpara Bablokut.

Kush i del më përpara Bablokut një herë! Sidomos tani që do të hamë me lugë floriri. U vesh Babloku me jelek fosforeshent dhe i hipi Shpiragut. Dmth i kishte hipur edhe nja ca herë të tjera viteve të shkuara, por këtë fundgushti e bëri prap.

"Heeeej o milet, bërtiti, u zbulua naftë. Naftë ore naftë! Nga ajo më e mira. Më e mira fare. Do dalim në selamet, do hamë me lugë floriri".

Tani hajde merru me Bablokun po deshe.

Pa naftë dhe Babloku të heq bukën e fëmijëve pse nuk i pëlqen fytyra jote...Le pastaj të mos i pëlqejnë veprimet e tua! Të përndjek si Skënderbeu turqit.

E ju thoni ligji, Kushtetuta, e drejta e njeriut. Ka mbaruar punë me këto Babloku. I ka kryer në nevojtore këtu e 10 vjet më parë. Tani është Shpëtimtari. Prandaj Ahmetajt ia heq rrogën kur të dojë dhe shqiptarëve iu bën çfarë të dojë!/ Pamfleti

rama kushtetuta ahmetaj

Lini një Përgjigje