Ajo që duket se cedon është se Rama, me mediat shqiptare sillet si arrogant dhe e “kyç gojën”. Ai dje doli në një konferencë për të folur mbi naftën në Shpirag dhe gazetarët insistuan disa herë ta pyesnin për presionet e Athinës dhe akuzat ndaj tij. Mirëpo kryeministri nuk pranoi asnjë pyetje...
Kryeministrit Edi Rama nuk i kanë pëlqyer lajmet e mediave greke mbi arrestimin e Fredi Belerit. Ndonëse gazetarët shqiptarë dje insistuan disa hera të pyesin, Rama refuzoi të fliste. Por nga ana tjetër ai u ka kërkuar grekëve llogari.
Rama i ka dërguar një mesazh gazetarit të “Kathimerinit”, i cili kishte bërë një artikull, ku kërkonte lirimin e Fredi Belerit dhe lejimin e tij të betohej. Kryeministri e ka cilësuar të gabuar shkrimin dhe ka kërkuar të drejtën e replikës.
"Nuk e njoh kërkoj kontaktin e tij dhe i shkruaj: Mirëmëngjes zotëri! Emri im është Edi Rama numrin tuaj e mora nga një mik grek pasi lexova që ju jeni kujdesur të shkruani rreth meje në prestigjozen Ekathimerini. Mendoja se nuk do të ishte një ide e keqe të komunikoja direkt me ju, shpresoj të mos jem gabim ashtu si unë shpresoj që ju nuk keni një problem krenarie që të ballafaqoheni me faktet që keni ekspozuar për të më leqendisur mua në publik pa u kujdesur hiç fare që të paktën të pyesni edhe për anën time të kësaj historie, dhe pastaj i gjykoni vetë faktet reale dhe ato të fabrikuara nga cila do anë. Do të isha i lumtur të flisja me ju nëse ju jeni gati që të më jepni mua të drejtën e replikës dhe të nderoni parimin themelor të një shtypi të lirë të pavarur dhe të paanshëm. Ndihuni i lirë të më shkruani nëse ju e pranoni këtë “sfidë” , ndërkohë që unë ju siguroj mirëkuptimin tim të plotë në rast se ju do ti shmangenmi ballafaqimit me kundër argumentet e mia", shprehet Rama përmes një video në rrjetet sociale.
Në përgjigje të gazetarit grek, ky i fundit i shkruan se është i lumtur që të flasë me të për çështjen ‘Beleri’ e se do të organizojë një intervistë në lidhje me ‘Kathimerinin’ për çështjen Beleri.
“Që të jem i sinqertë, me një lider si ju, unë jam i tunduar të kërkoj një takim në Facetime dhe do më pëlqente të vendosja një komunikim direkt me ju dhe gjithashtu do t’iu kërkoja një ditë për të qenë plotësisht i përgatitur, por më lejoni fillimisht të flas lidhur me këtë me botuesin dhe të rikthehem tek ju. Duhet ta informoj atë më parë. Po jam dakord. Unë do t’iu dërgoj ju intervistën e zbardhur që ju të aprovoni fjalët tuaja dhe sigurisht, kur ta kemi të aprovuar prej jush zbardhjen, ne mund të informojmë lexuesit edhe për këtë mënyrë speciale tuajën për të na u qasur dhe për të folur me publikun”, shprehet gazetari grek.
Vetë Rama bie dakord të japë një intervistë për të duke sqaruar rastin në fjalë. Në fund Rama dhe gazetari miqësohen.
Ajo që duket se cedon është se Rama, me mediat shqiptare sillet si arrogant dhe e “kyç gojën”. Ai dje doli në një konferencë për të folur mbi naftën në Shpirag dhe gazetarët insistuan disa herë ta pyesnin për presionet e Athinës dhe akuzat ndaj tij. Mirëpo kryeministri nuk pranoi asnjë pyetje, duke mos folur në asnjë moment.
Greqia po ushtron një presion të jashtëzakonshëm dhe ka shtuar dozën e kërcënimeve ndjeshëm. Mirëpo nga ministria e Jashtme dhe nga qeveria ka pasur vetëm heshtje. Madje qeveria u tregua bujare përballë presioneve dhe dërgoi zjarrfikës në Greqi. Dhe duket se sot ishte “qershia mbi tortë”, ku Ramës i bëjnë përshtypje artikujt në Greqi dhe injoron median shqiptare. /Pamfleti
Lini një Përgjigje