
Greqia duket se ka filluar t’i dalë në ëndërr kryeministrit Edi Rama. Ndonëse nuk tha asnjë fjalë pas sulmeve dhe presioneve të vazhdueshme që erdhën javën që shkoi nga Athina për rastin e Fredi Belerit, kryeministri është angazhuar të ndihmojë sa më shumë fqinjët për zjarret.
Më herët ai publikoi një video mbi një bisedë me një gazetar grek. Ndërsa këtë pasdite ka publikuar një tjetër video, ku ekipet shqiptare angazhohen të shuajnë flakët në Greqi. Pse kjo dashuri kaq e madhe kryeministrit për Athinë këto ditët e fundit?
“Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi, janë maksimalisht të angazhuar në operacionin e shuarjes së flakëve në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë e madhe që ka goditur fqinjët këtë sezon të nxehtë”, tha ai.
Lini një Përgjigje