
Ministrja Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se Këshilli mori një vendim për shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici.
“Këshilli i Ministrave mori një vendim për shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të bashkisë Kukës”, tha Ibrahimaj.
Kjo ka ardhur pas shfaqjes së një video në rrjetet sociale, ku Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit.
Gjici vet ka pranuar që me vajzën që është shfaqur në video ka pasur një marrëdhënie intime prej disa kohësh, por nënvizon se gjesti është i pajustifikueshëm dhe ndaj ka vendosur të dorëhiqet. Por mesa dukeT Rama nuk ka pritur për dorëheqjen e tij dhe ka miratuar menjëherë shkarkimin e kryebashkiakut të Kukësit.
Lini një Përgjigje