
Ish kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me rrëmbimin e tre policëve kosovarë nga serbët.
Gjatë fjalës së tij në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk e dënon aktin por kërkon lirimin e tyre. Më tej, ish kryeministri tha se mënyra e rrëmbimit të 3 efektivëve është e stilit të Koresë së Veriut.
"Unë fakte nuk kam për lidhjen konkrete mes ngjarjeve, por duke patur parasysh se Rama është publikisht i njohur si argat i Vuçiç. Në të njëjtën ditë që anulohet mbledhja, Vuçiç rrëmben policët në territorin Kosovës dhe as të nesërmen, jo atë ditë, Rama nuk shqipëron një fjalë as për rrëmbim as për të dënuar aktin. Mos u çuditni ju kur të vrapojë në Beograd me “Ismailin” dhe t’i sjellë ata në Tiranë po në kuadër të këtij skenari sepse i duhet të lehtësojë veten para procesit “Mc Gonigal”. Gjithçka po e bën për mbijetësën e tij, por nuk ka forcë në botë që mund ta shpëtojë. Ju mund të thoni se si tepër po i lidh këto gjëra, nuk i kam lidh unë po pse të dyja ndodhën në një ditë. Edi Rama nuk e dënon aktin, por kërkon lirimin.", tha Berisha.
Lini një Përgjigje