TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Qershor 2023, 14:34

Skandali seksual i Gjicit brenda zyrës, reagon ashpër opozita: Kjo është fytyra e vërtetë e Ramës!

Shkruar nga Pamfleti

Skandali seksual i Gjicit brenda zyrës, reagon ashpër opozita: Kjo

Skandali seksual i Safet Gjicit në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit i publikuar në media ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Nuk kishte si të mungonin reagimet e ashpra edhe opozita, e cila shprehet se kjo është fytyra rilindase e Edi Ramës.

Deputeti demokrat Edi Paloka në një postim në rrjetet sociale ngre pyetjen se kush po i ruan videot e kryeministrit Edi Rama.

Po videot e Ramsit , kush i mban në ruajtje?’, shkruan Paloka.

Në lidhje me skandalin ka reaguar edhe nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ku shprehet se kjo është fytyra e qelbur rilindase e zgjedhjeve të 14 majit të Edi Ramës.

Kjo është fytyra e qelbur rilindase e zgjedhjeve të 14 majit të Edi Ramës! Fushata e Edi Ramës “Vetëm përpara, ta hongsha zemrën” i ktheu zyrat e shtetit në kuplara, bordello dhe shtëpi publike. Dhe kanë surrat dhe flasin për fitore këta bastardë, që janë turpi dhe faqja e zezë e këtij vendi."-ka shkruar Vasili. 

Ditën e sotme qarkulloi në rrjet një video e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit duke kryer marrëdhënie seksuale brenda zyrës së tij. Pasi pamjet bënë xhiron e rrjetit, SPAK nisi hetimet. Ndërkohë disa orë më pas ka ardhur edhe ndjesa dhe dorëheqja e Gjicit. Ai është shprehur se ky është një kurth i ngritur nga kundërshtarët e tij politikë. Ende nuk dihet se kush e ka kryer filmimin.

skandali seksual i gjicit opozita

Lini një Përgjigje