TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë16 Qershor 2023, 14:27

Seks-skandali i Safet Gjicit nuk është rastësi. Ky është standardi, kjo është filozofia e këtij pushteti dhe këta viktimat e tij

Shkruar nga Pamfleti

Seks-skandali i Safet Gjicit nuk është rastësi. Ky

Me urimin që çështjes t'i shkohet deri në fund, bashkohemi me lutjen e çdo shqiptari: u bëfshin publike të gjitha aferat seksuale, orgjitë, skandalet e seksit që ky pushtet i ka vënë si kufi ndarës, në mënyrë që çdo shqiptar ta kuptojë se kë ka në krye dhe pse është katandisur në këtë pikë...

Video që po qarkullon nëpër telefonat e çdo shqiptari, ku Safet Gjici, kryetar për herë të dytë i bashkisë së Kukësit kryen marrëdhënie seksuale në zyrat e shtetit është më shumë sesa vetëm shkelja e ligjit apo e një akti të pamoralshëm nga një nëpunës, i zgjedhur, biznesmen apo gjithçka tjetër që Safet Gjici përfaqëson.

Ajo që po qarkullon nëpër telefonin e çdo shqiptari është filozofia e këtij pushteti që tashmë ka degraduar në çdo kanal të tij.

Pushteti i Edi Ramës është i tillë: të merr nga llumi, të ngre deri lart, të përdor, të blen, të shet e pastaj të degradon deri në pikën e fundit të gjakut. Standardi për të qenë pjesë e këtij pushteti është ky. Fundi dhe dalja e nga dera e këtij pushteti është vetëm si kjo e Safet Gjicit, që sot më shume se fajtor apo protagonist i një videoje seksi është viktima e pushtetit, të cilin e ka ushqyer me paratë e tij.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit është kapur mat në zyrën e tij, ndërsa kryente marrëdhënie seksuale me një grua. Në zyrën e shtetit, me shumë mundësi në orarin zyrtar, në mënyrën më të pështirë të mundshme, u pa ajo çfarë ndodh nën çadrën e këtij pushteti që përveçse vuan nga mbingopja e mbikënaqësia, nga mbivjedhja dhe rrënjët e ngulura thellë në krim, është edhe i pamoral.

Safet Gjici nuk është rasti i parë publik i një skandali të tillë. Nuk do të jetë as i fundit. Video e Safet Gjicit, për arsye që do të merren vesh më vonë, u hodh në tregun e konsumit publik dhe do të lakohet për shumë ditë. Por, Safeti nuk është i vetmi në llojin e tij. Të tilla video ka me qindra, me protagonistë zyrtarë edhe më të lartë, që qarkullojnë pa i marrë vesh publiku. Ata paguajnë haraçin dhe goja mbyllet. Ata janë pjesë e këtij pushteti që nuk njeh standard të një lloji tjetër, përveç këtij.

Safeti nuk është i vetmi në llojin e tij. Ai vetëm sa u hodh në skenë për tu shqyer nga gjykimi publik. Skandale të tilla seksi ndodhin çdo ditë pas dyerve të mbyllura të pushtetit. Është pikërisht kjo që shpjegon arrogancën që ky pushtet praktikon me të vetët dhe njerëzit që drejton. Është kjo arsyeja pse Kryeministri sillet si të ishte Zoti, ministrat si perëndi e perëndesha dhe shërbëtorët e tyre që pranojnë të çiftohen si kafshët, si të dërguar të perëndive.

Lajmi i vetëm i sotëm është se Safet Gjici u kap mat. U zu me vegla në dorë duke kryer një ritual që, si ai dhe të ngjashmit e tij, e kryejnë çdo herë që ju jepet rasti me të njëjtën shëmti, njësoj të pështirë, pas dyerve të mbyllura në zyrat e shtetit.

Prandaj Safeti, në këtë rast, është vetëm viktima. Ai nuk po bënte asgjë më shumë sesa pushteti në të cilin bën pjesë, e bën rëndom. Çdo ditë, sa herë i jepet mundësia. Këtë pështirësi ky pushtet e ka kusht, e ka filozofi. Përndryshe ai nuk të afron, nuk të bën pjesë e as të lë të ngresh kokë. Nëse nuk je pjesë e një filozofie të tillë, pushteti të mban larg, të shtyp, të kërcënon me bukën e gojës.

Safet Gjici sot doli zbuluar në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. SPAK ka nisur hetimet. Me urimin që çështjes t'i shkohet deri në fund, bashkohemi me lutjen e çdo shqiptari: u bëfshin publike të gjitha aferat seksuale, orgjitë, skandalet e seksit që ky pushtet i ka vënë si kufi ndarës, në mënyrë që çdo shqiptar ta kuptojë se kë ka në krye dhe pse është katandisur në këtë pikë. /Pamfleti

gjici skandali

Lini një Përgjigje