TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë13 Qershor 2023, 10:04

Ilir Meta kërkon selinë e PD si lider i “Bashkë Fitojmë”: - Na takon si forcë e parë opozitare!

Shkruar nga Pamfleti
Ilir Meta kërkon selinë e PD si lider i “Bashkë
Ilir Meta në selinë e PD

Nuk është rastësi, që kjo lëvizje e Ilir Metës si “lider i ri” i opozitës, u bë 10 ditë pas kërkesës që drejtuesit e PD-së legjitime, i kanë bërë Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, për lirimin e selisë së kësaj partie, të uzurpuar me forcë prej Sali Berishës e grupit të tij...

Që para 1 viti, është folur se Sali Berisha ka menduar t’i lërë trashëgim Ilir Metës fronin e opozitarizmit, duke i kaluar gradualisht anëtarësinë dhe strukturat përfaqësuese “blu”, që duhet pranuar se ka tërhequr pas vetes shumicën e PD-së zyrtare.

Pas marrjes së 288 këshilltarëve e “de facto” të krejt shumicës opozitare përfaqësuese në 61 bashki, Ilir Meta ka hedhur hapin dytë, për të rrëmbyer selinë e PD nën maskën e logos së koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, Ilir Meta i është drejtuar Ministrisë së Brendshme, si autoriteti që ka kompetencën e administrimit e dhënies së zyrave në përdorim për partitë politike, duke i kërkuar që PD-së legjtime t’i hiqet selia dhe t’i jepet forcës së parë opozitare.

Këtë kërkesë, Ilir Meta e ka bërë me tagrin e KQZ si lider i koalicionit, duke përdorur si argument, faktin që në zgjedhjet e fundit doli forcë e parë opozitare dhe forcë e dytë në shkallë vendi, prandaj sipas tij, grupimit më të madh i takon selia e PD.

Mirëpo ky argument i përdorur nga Ilir Meta është nul, sepse sipas ligjit për partitë politike, ka dy përcaktime, që ai i di shumë mirë, por bën sikur nuk i di:

Së pari, godina e SHQUP i takon PD legjitime si forcë e parë opozitare në 3 zgjedhjet e fundit parlamentare edhe sikur deri në zgjedhjet 2025, të mos ketë vetëm kryetarin e asnjë deputet.

Së dyti, zyrat e partive, nuk jepen mbi kriterin e rezultatit në zgjedhjet lokale edhe sikur një forcë politike apo grupim, të fitojë 61 bashkitë e 100% të këshilltarëve.

Nuk është rastësi, që kjo lëvizje e Ilir Metës si “lider i ri” i opozitës, u bë 10 ditë pas kërkesës që drejtuesit e PD-së, i kanë bërë Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, për lirimin e selisë së kësaj partie, të uzurpuar me forcë prej Sali Berishës e grupit të tij.

Patjetër, që Ilir Meta e ka bërë këtë kërkesë me urdhër të Sali Berishës, si sinjal i nisjes së presionit ndaj policisë së shtetit, për të mos e nxjerrë nga zyrat e PD, të cilat Sali Berisha po i përdorë në shkelje të ligjit, madje prej 14 muajsh pa paguar energji, ujë e qira.

Qëllimi i tij është të shtyjë qëndrimin në selinë e PD-së, me shpresën se do arrijë të marrë përsëri vulën e kësaj partie e të legjitimohet kryetar i PD, mirëpo vulën dhe fronin i ka humbur.

Por edhe nëse Saliu krijon parti të re demokratike, vula dhe selia i takojë PD që ende e drejton Lulzim Basha, ose ai që do zgjidhet në kongresin e 29 korrikut, ku Sali Berisha nuk do jetë as spektator, mbasi është përjashtuar përjetësisht nga PD.

Të shohim, nëse Ministria e Brendshme, do ta nxjerë Sali Berishën dhe grupin Foltore nga selia e PD me mirëkuptim, ose me forcë siç e uzurpoi para 1 viti me dhunë bandash./Pamfleti  

ilir meta selia e pd koalicioni

Lini një Përgjigje