
Ka nisur ceremonia për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë. I pranishëm në këtë përurim është presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe bashkëshortja e tij.
Gjithashu i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama. Në ceremoni gjithashtu po marrin pjesë qindra besimtarë myslimanë.
Duke folur për harmoninë fetare në vendin tonë, gjatë fjalës së tij, Rama ka cituar fjalët e Papa Françeskut teksa tha se vendi ynë nuk është në harmoni por në vëllazëri shqiptare. Më tej, Rama tha se kjo xhami i jep domethënien e plotë katrorit të faltoreve të kryeqytetit duke e përmbyllur identitetin tonë mbështjellë brenda tij.
Rama gjithashtu i ka thurur elozhe presidentit turk Erdogan teksa tha se do të flitet ndër breza për lidhjen mes dy vendeve tona.
“Ka qenë për mua çështje nderi dhe peshë e detyrës që xhamia e madhe, si një objekt i munguar kulti në këtë vend ku tempujt mishërojnë harmoninë fetare ndërsa njerëzit bashkëjetojnë, siç e ka thënë Papa Françesku në vizitën e tij, jo në harmoni por në vëllazëri shqiptare. Sot pas 10 vjetësh, xhamia e madhe hynë në sofrën e kësaj vëllazërie si ilustrim i shumëçkaje të lidhur me besimin.
Në lidhje me këtë ajet të lartë dijetari ynë shpjegon se ashtu siç e kanë i konsideron librat të zbritur fjalë të zotit fjalë pa zë e pa gërma. Kjo xhami i jep domethënien e plotë katrorit të faltoreve të kryeqytetit duke e përmbyllur skicën e këtij flamuri, identitetin tonë mbështjellë brenda tij.
Flamur bujar për njerëzimin. Flamur që lind Shënd Kostandinin, pajton islamin dhe krishtërimin, shpall midis feve vëllazërimin, flamur bujar për njerëzimin. Si çdo faltore tjetër e këtij vendi ku gjen paqe çdo shqiptar që i falet zotit të vet, kjo xhami e Namazgjasë është tani një vend i shenjtë. Këtij vendi nuk mund t’i këndohet sot më m irë se sa në shqipen e Haxhi Afiz Ibrahim Daliu, i dashuri im kujtohje edhe atë kohë kur ne me madhërinë tonë e bëmë qaben vend shpërblimi për njerëzit e bëmë dhe vend të sigurt. Le të hyjmë sot këtu me këmbën e mbarë dhe me fjalën në ungjill të Isait “Paqja e Zotit qoftë me të”. Në shtëpinë e madhe të Atit ka banesa të shumta. Faleminderit dhe mirënjohje zoti President i Turqisë, miku im gjithnjë i mirëseardhur në Shqipëri. Në shtëpinë tonë të vogël ku ka banesa të shumta, për përkushtimin tënd vëllazëror për t’iu përjgigjur lutjeve të komunitetit mysliman shqiptar, duke u bërë zëri i thirrjes për komunitetin mysliman turk i cili i dha bashkëshishë shqiptare mjetet e nevojshme për ndërtimin e kësaj xhamie, e cila ndër breza do ta dëshmojë gjestin tuaj dhe do t’i flasë për lidhjen mes dy vendeve tona. Do të jetë kryekujdestari i këtij tempulli dhe u priftë e mbara në familje e tyre të gjitha familjeve myslimane në Shqipëri. Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe na ndihmoftë në rrugën tonë pa kthim drejt majës ku duam dhe do ta ngjisim flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje