
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka folur për luftën në Gaza gjatë konferencës me Ramën në kryeministri.
Ai tha se mizoritë izraelite në territoret e pushtuara palestineze ishin ndër pikat prioritare të agjendës, ndërsa shtoi se gjenocidi prej 1 viti në Gazë është turpi i përbashkët i të gjithë njerëzimit.
Erdogan u shpreh se edhe Shqipërua duhet të bëjë çmos për një armëpushim të përhershëm për të ofruar ndihma humanitare dhe presion ndaj Izraelit, pasi Rama është mbështetës i shtetit hebre.
“Me zotin kryeministër shkëmbyem ide edhe për çështje globale dhe rajonale. Ndjekim me admirim përpjekjet e Shqipërisë për vendosjet e paqes dhe stabilitetit si në rajon dhe në arenën ndërkombëtare. Mizoritë izraelite në territoret e pushtuara palestineze, në Gaza dhe Liban, ishin ndër pikat prioritare të takimit tonë. Unë ndava pikëpamjet tona për agresionet e qeverisë Netanyahu që shkojnë përtej fushëveprimit rajonal dhe janë bërë kërcënim për rendin global.
Gjenocidi prej 1 viti në Gazë është turpi i përbashkët i të gjithë njerëzimit. Për këtë arsye, ne si komunitet ndërkombëtar duhet të bëjmë çmos për një armëpushim të përhershëm për të ofruar ndihma humanitare dhe presion ndaj Izraelit. Besoj se Shqipëria do të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim”, tha Erdogan gjatë fjalës së tij.
Lini një Përgjigje