TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Tetor 2024, 14:18

Vizita e Erdogan në Tiranë, 3 marrëveshjet që u firmosën sot mes Turqisë dhe Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti
Vizita e Erdogan në Tiranë, 3 marrëveshjet që u
Edi Rama dhe Recep Tayyip Erdoğan

Me rastin e vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan janë firmosur tre marrëveshje mes dy shteteve Turqi-Shqipëri.

E para është deklarata e synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi. 

Po ashtu është firmosur Protokolli ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë për hapjen e degës së Universitetit Teknik i Stambollit në Shqipëri.

Një tjetër marrëveshje është Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.

Marrëveshjet: 

1. Deklarata e synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi të mbështetur nga shteti midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë.

Zyrtarët nënshkrues:

Për palën shqiptare: znj. Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

Për palën turke: z. Ibrahim YUMAKLI, Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë

 2. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë për Hapjen e Degës, Njësisë Akademike, Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.

Për palën shqiptare: znj. Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sportit

Për palën turke: z. Erol Ozvar, President i Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë e Republikës së Turqisë.

3. Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.

Zyrtarët nënshkrues:

Për palën shqiptare: z. Alteo Hysi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim;

Për palën turke: z. Fahrettin Altun, Drejtor i Komunikimit të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë 

Lini një Përgjigje