TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Tetor 2024, 12:52

"Shtëpi bari" në magazinën e Kadastrës, PD: Ku e morën garancinë trafikantët? Imagjinoni si është situata në zonat rurale

Shkruar nga Pamfleti

"Shtëpi bari" në magazinën e Kadastrës, PD: Ku e

Kryedemokrati i të rinjve në PD, Besart Xhaferri ka reaguar lidhur me magazinën e kanabisit që u zbulua sot në Tiranë, në zonën e Selitës.

Ai shkruan se ku e morën garancinë trafikantët për të kthyer magazinën shtetërore në shtëpi bari mes Tiranës?

Xhaferri shprehet se shteti ka rënë në duart e krimit të organizuar, ndërsa ironizon duke thënë se “mendoni se si është situata në magazinat shtetërore në zonat rurale të vendit që nga shteti i kanë kaluar në pronësi krimit të organizuar”.

"Prej vitesh shkollat e Tiranës përmbyten nga kanabisi dhe operacioni Tempulli u mjaftua vetëm me shpërndarësit pranë shkollave dhe nuk peshkoi asnjëherë asnjë prej drejtuesve të këtij biznesi.

Një shtëpi bari që ishte ndërtuar në një magazinë shtetërore në zonën e qytetit të nxënësve është zbuluar sot, teksa pyetja shtrohet ku e kanë marrë garancinë trafikantët për të kthyer një magazinë shtetërore në një magazinë bari në mes të Tiranës.

Prej vitesh shkollat e Tiranës janë pikat kryesore të shpërndarjes së kanabisit dhe ky fenomen nuk është goditur nga autoritetet.

Kur magazinë kanabisi janë godina shtetërore në mes të Tiranës, mendoni se si është situata në magazinat shtetërore në zonat rurale të vendit që nga shteti i kanë kaluar në pronësi krimit të organizuar.

Ky shtet ka rënë përfundimisht në duart e krimit të organizuar, që nuk do jetë e largët dita që magazinat e kanabisit dhe laboratorët e kokainës ti bëjë në zyrat e Ministrisë së Brendshme", shprehet Xhaferri.

Lini një Përgjigje