TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Tetor 2024, 11:07

Erdogan mbërrin në Rinas, shoqërohet nga bashkëshortja e tij

Shkruar nga Pamfleti

Erdogan mbërrin në Rinas, shoqërohet nga bashkëshortja e tij

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka mbërritur në aeroportin e Rinasit për vizitën e tij zyrtare në Shqipëri.

Presidenti turk është shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Erdogan u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani.

Sipas agjendës, Erdogan pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Më pas, ai do të zhvillojë një konferencë për mediat me Ramën, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inagurimin e xhamisë së Namazgjasë.

Agjenda parashikon që kreu i shtetit turk të largohet nga Shqipëria pasdite, ku më pas do t’i drejtohet Beogradit dhe do të zhvillojë disa takime.

Agjenda e plotë:

11:30 – 11:40
Ceremonia e pritjes në Presidencë

11:40 – 12:40
Takim me presidentin Begaj

12:40 – 13:40
Mbledhja e Këshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë

13:40 – 14:00
Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve

14:00 – 14:30
Konferencë Erdogan- Rama

16:30 – 17:30
Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë.

Lini një Përgjigje