TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Tetor 2024, 10:46

Andrea Mano pranon të zëvendësojë Salianjin si deputet, dorëzon formularin e dekriminalizimit në KQZ

Shkruar nga Pamfleti

Andrea Mano pranon të zëvendësojë Salianjin si deputet,

Andrea Mano ka pranuar mandatin e deputetit dhe pritet që të zëvendësojë në Kuvend Ervin Salianjin. Bëhet me dije se Mano ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.

Pritet që tashmë, të mblidhet KQZ për t’i dhënë Manos mandatin e deputetit.

Mano futet në Kuvend si deputet i Partisë Demokratike pas dënimit të Ervin Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen "Babale". Në zgjedhjet vendore të vitit 2021, Mano mori 5465 vota.

Ndërkohë, vakancën e krijuar me burgosjen e Salianjit e lexoi në Parlament kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali e cila theksoi se për Salianjin nuk është e nevojshme mbledhja e Këshillit të Mandatave.

Seanca u bë shtysë që opozita të marrë karriget e saj, t'i hedhë jashtë në oborr e t'i vërë flakën me benzinën që ndodhej në çantën e deputetes Elda Hoti.

Tashmë, sipas renditjes së listës së Korçës së deputetëve të PD-së në 2021, radha i takon Andrea Manos për të qenë deputet për pjesën e mbetur deri në zgjedhjet e 2025.

Lini një Përgjigje