TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Tetor 2024, 12:01

A vini dot kështu në pushtet? “Juristo-Politologu” Indrit Hoxha me 2 diploma false, Sekretari i PD për Diasporën

Shkruar nga Pamfleti
A vini dot kështu në pushtet? “Juristo-Politologu” Indrit
Sali Berisha dhe Indrit Fatmir Hoxha /

PD-ja le të bëjë çfarë të dojë, por është absurde që kërkon të vijë pushtet me analfabetë e dallkaukë, që mashtrojnë duke përdorur diploma false..

Një “Juristo-politolog” i Foltores e tashmë i PD, i quajtur Indrit Fatmir Hoxha, shfaqet në ekranet e televizioneve të familjes “non- grata”, si zëvendësues i të ftuarve që nuk kanë mundësi të shkojnë.

Ai prezantohet si ekspert i shkencave juridike e politike dhe jep “ide e bën analiza të thella”, për jurisprudencën, Kushtetutën, reformën në drejtësi, zhvillimet e nivelit të lartë politik brenda Shqipërisë, por dhe parashtron platforma gjeopolitike për zhvillimet globale në çdo sektor, sidomos për diplomacinë.

Bëhet qesharak me ato që thotë, por nuk duhet paragjykuar, mbasi në CV-në e tij, Indrit Hoxha i PD, deklaron se ka kryer studimet e larta për jurist e shkenca politike në Universitetin Europian të Tiranës, pa deklaruar se në cilat periudha i ka nisur e është diplomuar.

A vini dot kështu në pushtet? “Juristo-Politologu” Indrit

Arsimin e mesëm, thotë se e ka kryer te shkolla private “Aristoteli” në Tiranë, por pa deklaruar se në cilën periudhë e ka nisur dhe kur e ka përfunduar.

A vini dot kështu në pushtet? “Juristo-Politologu” Indrit

Me këtë CV, Indriti që e ka ndritur me diplomimin për “Jurist e Shkenca Politike”, deklaron se ka qenë nëpunës në Bashkinë e Tiranës dhe drejtor në kompaninë “Air Fire Albania”, por nuk ka deklaruar se kur ka qenë i punësuar.

Sipas moshës 35-vjeç, Indrit Hoxha duhet të ketë përfunduar shkollën e mesme private në vitin 2007, ndërsa arsimin e lartë privat të UET, duhet ta këtë përfunduar vitin 2010 për diplomën parë e Jurist e më pas për Shkenca Politike.

Në informacionet që na kanë ardhur, thuhet se Indrit Fatmir Hoxha, aktualisht Sekretar për Diasporën në PD, i ka false të dy diplomat universitare, të deklaruara në vitin 2017 kur ishte në listë si kandidat për deputet, dhe në vitin 2023 kur kandidoi për kryetar Bashkie në Vorë.

Këto dy diploma me vulën e Universitetit Europian të Tiranës, “juristi e politologu” Indrit Hoxha i PD, i ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit në KQZ, prandaj verifikimi është detyrë e KQZ dhe nëpërmjet kërkesë së tij, hetimi nga Drejtoria e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe nga SPAK.

Sepse sipas ligjit për dekriminalizimin, mashtrimi i kandidatëve për deputetë, kryetarë bashkish e këshilltarë, duke përdorur dokumente false, është vepër penale, që duhet të vërë në lëvizje institucionet e drejtësisë, konkretisht për të hetuar diplomat “Jurist e Shkenca Politike” të ish-kandidatit Indrit Fatmir Hoxha.

Ndërsa PD-ja le të bëjë çfarë të dojë, por është absurde që kërkon të vijë pushtet me analfabetë e dallkaukë, që mashtrojnë duke përdorur diploma false. Kaq për sot!/Pamfleti

 

indrit hoxha 2 diploma false sekretari për diasporën

Lini një Përgjigje