TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Tetor 2024, 15:05

Erdogan takohet pasdite me Vuçiç, Rama mesazh Kosovës: Nuk gjeni mik si Turqia, dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë!

Shkruar nga Pamfleti

Erdogan takohet pasdite me Vuçiç, Rama mesazh Kosovës: Nuk

Pas vizitës në Tiranë, presidenti turk Recep Taip Erdogan do të udhëtojë drejt Serbisë, ku do të pritet nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Gjatë fjalës së tij në deklaratën e përbashkët për shtyp me presidentin Erdogan kryeministri Edi Rama u ndal tek dialogu mes Serbisë dhe Kosovës teksa cilësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të përmirësohen.

Rama u shpreh se Turqia ka qenë një ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ai shtoi më tej se Kosova nuk do të ketë asnjëherë një mik më të çmuar dhe të padiskutueshëm sesa Turqia.

“E sjell këtë në vëmendje për t’ju kujtuar të gjithëve një fakt historik. Republika e Turqisë, kur Erdogan ishte kryeministër, e ka njohur Kosovën e para. Nuk ka qenë një njohje e Kosovës e para thjesht zyrtare dhe diplomatike. Ka qenë njohje në kohë reale, në sinkron me punimet e parlamentit të Kosovës dhe kur në televizor përpara të cilit ishte mbledhur e gjithë qeveria me atëherë kryeministrin dhe sot presidentin, deputetët e Kosovës kanë ngritur dorën për të miratuar pavarësinë, qeveria e Turqisë ka njohur Kosovën. Një mik më të padiskutueshëm në të gjitha ditët sesa Turqia dhe presidenti, republika e Kosovës nuk e gjen dot asgjëkundi. Ne ndajmë shqetësimin që situata mes të dyja shteteve duhet të përmirësohet dhe se dialogu duhet të prevalojë. E them këtë përpara një personaliteti që dialogun e ka pasur dhe e ka mjetin më të zakonshëm të punës me të gjithë dhe gjithmonë", tha Rama.

Lini një Përgjigje