TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2024, 16:45

Më e madhja në Ballkan, Rama dhe Erdogan inaugurojnë xhaminë e Namazgjasë; kreu i KMSH lihet jashtë ceremonisë

Shkruar nga Pamfleti

Më e madhja në Ballkan, Rama dhe Erdogan inaugurojnë xhaminë

Administrimi i Xhamisë së Namazgjasë do të jetë nën përgjegjësinë e një bordi drejtues shqiptaro-turk...

Pas gati 9 vitesh punë, është inauguruar më në fund xhamia e madhe e Namazgjasë. Ashtu sikundër ishte paralajmëruar, inaugurimi u bë nga kryeministri Edi Rama dhe presidenit turk Rexhep Taip Erdogan. Rreth orës 16.40, ata u futën në ambientet e Xhamisë, e cila do të jetë më e madhja në  Ballkan.

Ndërtimi nisi në vitin 2015 mbi truallin e njohur si Namazgjah në zemër të Tiranës. Punimet pothuajse përfunduan në vitin 2019, por hapja e xhamisë u mbaj pezull edhe për pesë vjet të tjera.

Arsyeja ishte konflikti që Erdogan nis me të ashtuquajtuarit grupi “Gylen”. Presidenti turk pretendon se Fetulla Gylen ka ndikim te Komuniteti Mysliman Shqiptar dhe për këtë arsye ka pasur mosmarrëveshje. Madje dhe sot kreu i KMSH, Bujar Spahiu nuk ishte në ceremoni. KMSH u përfaqësua nga Myftiu i Tiranës.

Më e madhja në Ballkan, Rama dhe Erdogan inaugurojnë xhaminë

Me mbështetjen financiare të Drejtorisë për Çështjet Fetare në Turqi, Diyanet, pjesë e Xhamisë së Madhe, janë edhe bibliotekat, qendra kulturore, parkingu, kursi i librit të shenjtë, Kuranit, salla e ekspozitave, mensa dhe ajo e konferencave.

Më e madhja në Ballkan, Rama dhe Erdogan inaugurojnë xhaminë

Administrimi i Xhamisë së Namazgjasë do të jetë nën përgjegjësinë e një bordi drejtues, por e paqartë mbetet mënyra e administrimit. Burime pranë Myftinisë së Tiranës bëjnë me dije se në krye do të jetë Myftiu Gazmend Teqja, por do të ketë edhe përfaqësues nga qeveria turke.

Rama: Trashëgimi e një populli të tërë

Kryeministri Edi Rama në inaugurimin e Xhamisë u shpreh se ditës së shumëpritur i erdhi fundi. Sipas tij ajo është trashëgimia e një populli të tërë. 

Më e madhja në Ballkan, Rama dhe Erdogan inaugurojnë xhaminë

Erdhi dita e çeljes së këtij tempulli të adhurimi të krijuesit të botëve, kaq i shumëpritur nga komuniteti mysliman. Kjo faltore që frymon nga një besim universal, është trashëgimia e një populli të tërë. Fillesat e kësaj punë të bekuar 10 vite më para e pata quajtur si çlirimin e Namazgjasë. Se harro dot se sa vullnet I mirë u desh për ta pastruar truallin e Namazsgjasë të kthyer në një shesh pazari dhe nevojën e besimtarëve myslimanë për ta pasur tempullin e tyre…", tha ai.

Erdogan: Kjo xhami do të jetë simboli i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes nesh

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, u shpreh falënderues, ndërsa theksoi se uron që kjo xhami të sjellë dobi për të gjithë besimtarët.

Më e madhja në Ballkan, Rama dhe Erdogan inaugurojnë xhaminë

I nderuar kryeministër Edi Rama, miku im i çmuar, motra dhe vëllezër shqiptarë të ftuar dhe miq, ju falënderoj përzemërsisht. Sot jam shumë entuziast dhe i lumtur që jam këtu me ju. Gjithsecilin nga ju e falënderoj për këtë emocion që më dhuruat. Jam me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë…Shpreh falënderimet më të thella për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për të gjithë mbështetjen dhe gjithë shqiptarët që kanë kontribuar sadopak në realizimin e kësaj vepre madhështore”, tha ai.

Më e madhja në Ballkan, Rama dhe Erdogan inaugurojnë xhaminë

Sipas tij, kjo xhami është ndërtuar mbi 10 mijë metra katror do tu shërbejë 10 mijë besimtarëve që falin namazin.

Xhamia është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti apo adhurimi, por është menduar shumë më e gjerë që do ti shërbejë besimtarëve, brenda saj ka salla, dhoma studimi, dhe dhoma për ata që janë me aftësi të kufizuara. Ne kështu synojmë bashkësinë e pasur të Shqipërisë nën moton që ndodhet brenda kompleksit të Namazgjasë. Kjo xhami do të jetë simboli i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes nesh”, tha ai.

Lini një Përgjigje