TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2024, 16:18

Qokat e Ramës ndaj Erdoganit, ironizon Artan Hoxha: Pse çuditeni, “pashai ynë” nuk ka lënë klerik pa i bërë ‘yzmetin’

Shkruar nga Pamfleti

Qokat e Ramës ndaj Erdoganit, ironizon Artan Hoxha: Pse çuditeni,

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar pritjen që Edi Rama i ka bërë sot Erdoganit. Sipas tij, nuk keni pse çuditeni, pasi “pashai ynë” nuk ka lënë klerik të huaj pa ja bërë të gjitha “adetet”. Ai ka hedhur dhe foto nga takimet me klerikët.

Çudi e madhe…

Habiten dynjaja pse “pashai ynë” e pret Erdoganin në këtë mënyrë, për me tepër kur xhamia e re e Tiranës po inaugurohet dhe me flamurin turk!!!

Po mirë mo, mbani mend ndonjë klerik të huaj, qoftë ky grek, rus, italian apo argjentinas, të cilit nuk ja ka bërë yzmetin me pashë “pashai ynë”???!!!!”, shkruan Hoxha.

Lini një Përgjigje