TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2024, 14:31

Ministri “rifreskon” kupolën e policisë; emëron Drejtor Standardesh Dhimo Ziun e zi 62-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti
Ministri “rifreskon” kupolën e policisë; emëron
Dhimitraq Ziu /

Mjafton të hapen raportet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish SHÇBA), SHISH, Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar e Prokurorisë në vitet 2001-2023, ku janë të skeduara bëmat e krye-policit Dhimo Ziu, sidomos në dekonspirim aksionesh e bashkëpunëtorësh të policisë dhe lidhje me trafikantë droge, njeri prej tyre familjar i afërt...

Ditën që nisi detyrën, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, deklaroi se do rinonte dhe pastronte kupolën e policisë së shtetit, duke shkarkuar e nxjerrë në lirim, drejtuesit e plakur nëpër poste dhe të paaftët, dështakët e ata që janë përfshirë në korrupsion e bashkëpunim me krimin.

Ministri tha, se nëpërmjet garës së hapur, do emërohen oficerë të rinj në moshë, me integritet e të aftë, në gjithë zinxhirin e strukturave drejtuese policore në Ministrinë e Brendshme, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, komisariate, drejtoritë e qarqeve dhe forcat speciale.

Por ministri Hoxha e ka nisur “rinimin dhe pastrimin” e kupolës së policisë, duke u ndërruar vendet e detyrat, atyre që kanë nga 35-40 vite drejtues në polici, të cilët kanë krijuar një kastë sunduese dhe çdo 4-5 vite qarkullojnë nëpër poste të larta, pikërisht duke mbajtur lidhje me krimin.

Më porosi të ministrit Ervin Hoxha e vendim të drejtorit Ilir Proda, ditën e mërkurë u emërua Drejtor i Standardeve të Policisë së Shtetit, Dhimitraq Ziu, ish-Drejtor i Policisë të Qarkut-Dibër.

U emërua pa konkurs, por dosja e zezë e krye policit Dhimtraq Ziu, në çdo detyrë që ka pasur dhe lidhjet e tij me kriminelë e familjarë të afërt të eksponentëve të krimit të organizuar, tregon se as ministri Ervin Hoxha, nuk do ta pastrojë policinë, por do qarkullojë nëpër poste e zona, ata që punojnë për mbledhje votash dhe nuk prekin krimin e lidhur me krerët e pushtit.

Krye polici Dhimitraq Ziu, ose Dhimo Ziu siç e thërrasin bosët e krimit, ka 38 vite në policinë e shtetit dhe është 62-vjeç, ndërsa ministri Hoxha e promovoi si “drejtues të ri e me integritet”, kur rezulton e kundërta; nuk po themi për vitet 1985-1992 kur ishte oficer famëkeq i sigurimit të shtetit.

Mjafton të hapen raportet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish SHÇBA), të SHISH, Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar fe Prokurorisë gjatë viteve 2001-2023, ku janë të skeduara bëmat e krye policit Dhimitraq Ziu.

Ka prova, që vërtetojnë, se ka dekonspiruar aksione, bashkëpunëtorë e dëshmitarë të policisë. Ka krijuar e ka mbajtur lidhje interesash me eksponentë të botës së krimit e trafikantë, madje ka fshehur e favorizuar aktivitetet e tyre në Durrës, Tiranë, Berat, Kuçovë, Burrel, Bulqizë e Dibër.

Punët e pista të krye policit Dhimo Ziu, janë shtuar e nuk janë prekur, madje është emëruar në detyra të larta gjatë viteve 2014-2023, kur ishte Zv/drejtor i Sigurisë Publike dhe Policimit në Drejtorinë e Tiranës; Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Rrugore; Zv/drejtor i Sigurisë Publike dhe Policimit në Drejtorinë e Policisë të Qarkut-Durrës dhe Drejtor i Policisë të Qarkut-Dibër deri më 9 tetor 2024 kur emërua Drejtor i Përgjithshëm i Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Sa për kujtesë, Dhimitraq Ziu është familjar i Roland Ziut, krye trafikant droge me Gjergj Lucën e Pëllumb Gjokën dhe ortak me ish-ministrin Bledar Çuçi, në biznesin e velierave e skafeve; në PPP-Portin e Jahteve te Kepi i Rodonit dhe te PPP-Terminali i udhëtarëve Tiranë-Korçë.

Por në datën 30 maj 2024, krye polici Dhimo Ziu, kaloi vettingun si oficer “i aftë dhe figurë e pastër”, kur sipas dosjes metamorfoza, ka dalë shumë herë, në biseda me eksponentë të botës së krimit, mes tyre dhe me Pëllumb Gjokën, për kazinon e paligjshme në Tiranë e për “ca siklete”  transporti e fshehje droge, për të cilat do flasim në vijim./Pamfleti

 

dhimo ziu drejtor standartesh

Lini një Përgjigje