Është zbardhur dosja e këngëtarit, Luiz Ejlli që u dënua me një vit burg na Gjykata e Fierit.
Fituesi i ‘Big Brother VIP Albania 2’ pak muaj para se të hynte në shtëpinë më të famshme falsifikoi një akt noterial me të dhëna të pavërteta për Fatmir Avdurramani për të cilit ishte kërkuar sekuestro e pasurive pasi dyshohet se ishin të ardhura të pajustifikuara.
Vepra penale për të cilën u dënua rezulton të jetë kryer pak muaj para se të hynte në shtëpinë më të famshme, kur Luiz Ejllit i ishte hequr licenca si noter por ai vazhdonte të mbante vulat.
Më 2 tetor 2024 Gjykata e Fierit hpalli fajtor Luiz Ejllin duke e dënuar me 1 vit burg, ndërsa 18 muaj është dhënë dënim për Aburramanin.
Abdurramani rezulton të jetë dënuar më parë në Itali për veprën penale të prostitucionit ndërsa në 2021 ishte firmosur sekuestroja e pasurive ndërsa në 2022 iu konfiskuan pasuritë.
Por çfarë ka falsifikuar Luiz Ejlli?
Bëhet fjalë për një dokument noterial me të cilin Fatmir Avdurramani do të justifikonte në prokurori të ardhurat e tij për vitin 2008 – 2015, sikur ai kishte marrë hua tek një person tjetër një shumë prej 210 mijë eurosh.
Me vendimin e 26 nëntorit 2021 Gjykata e Fierit kishte vendosur sekuestron e pasurive të Avdurramanit.
“Pas vendosjes së sekuestros shtetasi Fatmir Avdurramani depozitoi në Prokurori deklaratën noteriale Nr.663 Rep. Nr.213 Kol, datë 16.12.2015, bërë para noterit Luiz Ejlli, Dhoma e Noterisë Tiranë, sipas së cilës ai dhe bashkëshortja e tij Rovena Kasemi kanë deklaruar e në periudhën 2008-2015 kane marre hua pa interes nga shtetasi I.A shumen prej 151.000 (njëqind e pesëdhjetëmije) Euro dhe gjate periudhes 2011-2015 shumën prej 6 milionë lekë, këto të fundit të marra per shlyerjen e një kredie’ thuhet në dosje
Si u zbulua?
Prokuroria nisi verifikimet. Fillimimisht është bërë verifikimi i arkivës së noterit Luiz Ejlli të cilit pasi i është hequr liçenca i kishte kaluar noteres V. S.
U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit Luzi Ejlli dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.
Nga verifikimi në arkivë rezulton se deklarata noteriale i përkiste një shtetasi tjetër nga Burreli që nuk kishte lidhje me Fatmir Avdurramanin. Pra një akt noterial që një qytetar nga Burreli I kishte dhënë hua shtetasve të tjerë që nuk kishin lidhje me Fatmirin. Po ashtu nuk rezultonin veprime noteriale të kryera nga shtetasi Fatmir Avdurramani as në ditët paraardhëse dhe as në ato pasardhëse.
Gjithashtu është verifikuar se lloji i shkrimit kompjuterik i përdorur nga noteri Luiz Elli është i njëjtë në të gjithë aktet e hartuara prej tij, por i ndryshëm nga ai me te cilin është shkruar akti notarial i dorëzuar nga Abdurramani.
Luzit iu hoq licenca si noter por nuk dorëzoi vulat
Luizit i ishte hequr licenca me Urdhërin Nr.143, datë 12.03.2021 të Ministrit të Drejtësisë. Kur kanë shkuar për ti tërhequr dokumentet dhe vulën në prill 2022 ai ka sjellë dosjet por nuk ka sjellë regjistrat e akteve noteriale dhe vulën e njomë dhe të thatë duke thënë se do e kryente dorëzimin brenda datës 13 prill 2022. Dorëzimi i vulave është bërë më maj 2022.
Ndërkohë firmosja e aktit noterial për Avdurramanin është bërë në shkurt 2022, pra 2 muaj para se të dorëzonte vulat edhe pse i ishte hequr licenca si noter.
“ Duke qenë se shkrimi e nënshkrimi i tij dhe gjurmët e vulave në këtë dokument janë të njëjta me ato që gjenden në aktet e tjera noteriale të dorëzuara prej tij tek noterja Valbona Sinani, pra, nuk janë të falsifikuara, por përmbajtja e tij ndryshon nga akti me të njëjtat ekstremitete që është dorëzuar prej tij dhe që gjendet i regjistruar në regjistrin noterial të mbajtur prej tij, arrihet në përfundimin e pakontestueshem qe ky dokument i remé në Përmbajtje është krijuar në bashkëpunim mes tij dhe shtetasit Fatmir Avdurramani me qëllim që ky i fundit ta përdorte për të justifikuar burimin e pasurive të ty objekt procedimit pasuror”
Lini një Përgjigje