TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2024, 09:23

Vizita në SPAK 'penalizon' Jurgis Çyrben, deputeti i PS dorëzon mandatin e deputetit

Shkruar nga Pamfleti
Vizita në SPAK 'penalizon' Jurgis Çyrben, deputeti i PS
Jurgis Çyrbja

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit.

Deputeti i Partisë Socialiste më 8  Tetor u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku ka qëndruar dhe është marrë në pyetje për gati 5 orë me radhë nga oficerët.

Pas daljes nga godina e SPAK-ut, rreth orës 15:00, Çyrbja nuk ka dhënë prononcim për mediat, duke thënë vetëm: "Nuk kam koment" dhe "Nuk jam marre i pandehur", duke u larguar. 

Burime jo zyrtare bëjnë me dije ligjvënësi socialist u pyet për një kallëzim të Edi Palokës në zgjedhjet e vitit 2021. Paloka e akuzonte për shpërdorim detyre, në kohën kur drejtonte Hipotekën e Durrësit, pa e marrë ende mandatin e ligjvënësit.

Në atë kohë drejtues politik i qarkut Durrës, Edi Paloka, ka çuar në SPAK deputetin aktual për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm, duke realizuar kështu mbivendosje prone.  

Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit dje, datë 9 tetor, në Kuvend.

Vendin  tij pritet që ta zërë  Erjon Meka, i cili në zgjedhjet e fundit mori 2228 vota.

Çyrbja po mbyllte mandatin e dytë si deputet. U zgjodh për herë të parë në vitin2017. Në vitin 2021 ishte i treti më i votuari i qarkut Durrës mes 6583 vota.

jurgis Çyrbja spak

Lini një Përgjigje