TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2024, 07:23

Vranësira dhe rrebeshe të izoluara shiu në disa zona; si parashikohet moti për sot

Shkruar nga Pamfleti

Vranësira dhe rrebeshe të izoluara shiu në disa zona; si
Deri në mesditë, vendi ynë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Orët e pasdites përmirësohet dukshëm moti në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me vranësira dhe shira lokalë vetëm skajin verilindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por rriten edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 28C vlera maksimale e cila do të shënohet në Elbasan dhe Cërrik.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme reshje të dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Zadrimës në Lezhë. 

Raportohet se vërshimi i përrenjve malorë ka sjellë probleme në fshatin Fishtë, duke bllokuar rrugën.

Niveli i ujit ka arritur në disa centimetra, ndërsa në disa banesa ka prezencë të ujit në oborret e shtëpive. Po ashtu nga stuhia dhe vërshimi i ujit është dëmtuar dhe një urë në fshatin Fishte.

Grupet operacionale të emergjencave janë në terren dhe po punojnë për përballimin e situatës, teksa reshjet kanë pushuar pak minuta më parë.

Lini një Përgjigje