
Sonte në podcastin ‘Të Pashoq’ në kanalin në YouTube të “Pamfletit”, vjen Nikoll Lesi, botues i ‘Koha Jonë’, në një analizë mbi aktualitetin politik në vend. Duke u ndalur te puna e SPAK, ai tha se do të ketë një arrestim të bujshëm para Krishtlindjes.
-Çfarë note do t’i vinit Altin Dumanit?
Sipas meje ka notën 10 siç mori nga votuesit që u shpall njeri i vitit nga ‘Koha Jona’. Si institucion është mes 8 dhe 9. Nuk e vë dorën në zjarr nëse ka prokurorë me ndikim politik. Por në masë dërrmuese ka perceptim publik se më shumë votojnë SPAK se qeverinë, apo median a shoqërinë civile. Ka një perceptim publik, që uroj mos e zhgënjejë.
Unë shoh dhe të njerëz që punojnë në shtet dhe kanë fikë të firmosi tendera. Kjo tregon një efekt të kundërt, por që shteti ligjor vendoset me frikë. Që të jem i kujdesshëm të firmos se futem brenda. Më parë thoshte aman më fut te komisioni, tani nuk guxojnë. Tani ka dhe budallenj, por shumica janë të kujdesshëm.
SPAK ka një drejtues që është shumë korrekt. Që nuk do t’ia dijë fare për presionin. E njoh personalisht dhe nuk i hyn fare në dhe presioni i mafies apo i politikës.
-Nëse u refrohemi hetimeve të emrave të njohur, ka bërë SPAK ndonjë gabim? Për shembull te rasti i Berishës. Po fakt flitet për hetime të ish-çiftit Meta-Kryemadhi nuk po ndodh gjë.
Para Krishtlindjes, nga informacione mediatike do ketë arrestim të amdh, por nuk e di emrin. Kështu kam informacione të kryqëzuar. Nuk e thashë majtas a djathtas, pot do tronditë skenë politike?
-Do jetë surprizë?
Mos më kërko më tepër.
Lini një Përgjigje