Sonte në podcastin ‘Të Pashoq’ në kanalin në youtube të “Pamfletit”, vjen Nikoll Lesi, botues i ‘Koha Jonë’, në një analizë mbi aktualitetin politik në vend.
Në pjesën e parë të podcastit, Lesi do të analizojë nga e ashtuquajtura mosbindje civile e opozitës te mandati i katërt i Edi Ramës.
Lesi ka një koment e vlerësim të prerë për gjithçka po ndodh në vendin tonë e po ashtu paralajmëron zhvillime të bujshme në vazhdim. Kush është kandidati për Kryeministër që përbashkoi demokratët dhe kush e hoqi?
Marrëdhëniet Bardhi-Berisha…! Kush është politikani i nivelit të lartë që do arrestohet së shpejti e ky zhvillim do tronditë skenën e aktualitetit në vend.
Këto dhe të tjera, na ndiqni sonte në ‘Të Pashoq’, 21:00:
Lini një Përgjigje