TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Tetor 2024, 19:41

Audiokaseta e 21 janarit/ Kara: Vrasjet ndodhën për karrigen e Berishës, ka ënjtur në dru në ’96-ën edhe ata që kishte ministra

Shkruar nga Pamfleti

Audiokaseta e 21 janarit/ Kara: Vrasjet ndodhën për karrigen e

Vrasja e Aleks Nikës më 21 janar përpara kryeministrisë po hetohet nga SPAK, e cila tashmë disponon edhe një provë, audio regjistrimin e komunikimit mes gardistëve ku jepet urdhër për të qëlluar në trup gjatë protestës.

Në ‘Studio Live’ juristët Kujtim Cakrani dhe Romeo Kara debatuan lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme. Cakrani shprehet se kjo ngjarja ka pasur hetime dhe gjykime, si pasojë nuk mund të ketë ridënim të personave pasi nuk e lejon Kodi Penal.

Duhej t’i nënshtrohet ekspertizës, kur është bërë si është bërë. Afatet proceduriale lidhen me veprën penale, çfarë akuze do ngrihet nga SPAK. Nëse ka shpërdorim detyre është parashkruar. Nëse vrasje me rrethana cilësuese nuk parashkruhet. Duhet pritur si do e mendojë SPAK nuk besoj se do ngrihet akuzë. Mungojnë elementët për akuzë. Kundër kujt do i ngresh akuzë. Ndrea Prendi është hetuar, gjykuar dhe dënuar. Nuk mund ti rihapet hetimit që ti rëndohet pozicioni. Edhe sikur zëri të jetë i Berishës apo Bashës nuk i implikon dot. Garda mbron objektin dhe individët. Garda nuk merr urdhër nga askush”, tha ai.

Ndërsa Kara mendon se kemi të bëjmë me një krim shtetëror, teksa nga ana tjetër serverat e kryeminsitrisë janë shkatërruar.

Po nuk u rregulluan padrejtësitë e të kaluarës nuk entuziazmohet e ardhmja. Kemi krim shtetëror. Edhe konstatohet nga Gjykata e Strasburgut. Ndodhi ditën për diell. Aleks Nika nuk u vra në territorin ku mund të qëllonte garda. Është vrarë përballë kur mbaroi protesta. Nuk kishte arsye për shkatërrim provash. Serverat janë shkatërruar. Kemi provë të re dhe rihapet çështja nga e para. Rihetohen personat aty. Është dhënë një lloj orientimi. Prova duhet verifikuar. Nëse nuk do e kishim bërë kaq të madhe dhe bravo asaj familje që e ndoqi me fanatizëm”, tha ai.

Sa për Berishën në atë kohë kryeministër, Kara thekson se nuk ka lënë njeri të qetë qoftë në shtet apo privat, pasi ka rrënuar këdo, ndër të cilët edhe atë vetë.

A guxon njeri sot të përdori armë?! E drejta e protestës është shumë më e madhe se e drejta e Berishës për karrige. Kemi të bëjmë me një mendësi që karrigia ime nuk preket. Ka ënjtur në dru në 96 edhe ata që kishte ministra si Imami apo ata përballë si Edi Rama. Nuk ka lënë njeri në shtet apo privat të qetë. Kusur nuk i ka lënë. I ka rrënuar. Një nga ata persona jam unë. Ka qenë përballë meje. Edhe të tjerë. Mbolli diktaturë në demokraci. Bazohet tek vrasja e fjalës së lirë”, tha ai.

Gishtin për këtë vrasje shtetërore ai e vë tek Berisha.

Ne nuk kemi liri. Kërkojmë lirinë dhe demokracinë. Këta që vodhën dhe bënë kulla i dhanë të drejtë vetes se sollën liri dhe demokraci, ku e kanë lirinë. Morali nuk ka të bëjë me numrin e njerëzve. Trima pas pilafit dhe demokratë pas pilafit ka pasur shumë. Për mua gishti tani shkon drejt tek Berisha. Në vendimin e Strasburgut nuk mund të prevalojë mbrojtja e një prone mbi të drejtën e jetës. Do të vëmë drejtësi, është një vrasje shtetërore. Dhe të themi këtu ka shtet. Ka rregulla”, tha Kara.  

Lini një Përgjigje