TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Tetor 2024, 17:51

Kreshnik Spahiu: PD-ja do shkrihet pas zgjedhjeve nëse nuk largon Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu: PD-ja do shkrihet pas zgjedhjeve nëse nuk largon

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar protestën e opozitës më 7 tetor, tha se PD-së i ka mbetur ura e fundit, ajo e mbijetesës pa Berishën.  

Në një intervistë për “Report Tv”, Spahiu mori në shqyrtim edhe deklaratat e forta të përfaqësuesit të CDU-së gjermane në PPE, Krichbaum që u shpreh se Berisha me akuzat që ka duhej të ishte në burg.

Sipas tij, mesazhi ishte i qartë, PD-ja rrezikon shkrirjen pas zgjedhjeve të 2025 nëse në krye mbetet ende Sali Berisha.

PD i ka mbetur ura e fundit. Ka shkatërruar urat me SHBA dhe Britani. Ura e fundit anëtarësimi në PPE. Ende konsiderojnë një shpres që kjo parti të mbijetojë pa Sali Berishën. Mesazhi i CDU ishte i qartë: Largoni Sali Berisha përndryshe kjo parti shkon në shpërbërje. I njëjtë me Yuri Kim që largoni liderin e vjetër. Lideri i CDU shkoi më tej se duhej të ishte në burg. Këto parti popullore, ndoshta nuk do ndërhyjnë para zgjedhjeve, ashtu si SHBA shpallën statusin non grata dy javë pas zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve do të vënë në konsiderat përjashtimin e saj nga anëtarësimi europian”, tha Spahiu. 

Lini një Përgjigje