
Pas shumë vitesh pritje, nesër do të bëhet inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë. Do të jetë presidenti turk Rexhep Taip Erdogna ai që do të presë shirin, pasi fondet për ngritjen e saj janë dhënë nga Turqi. Arsyeja e shtyrjes së inaugurimit ka qenë përplasja mes qeverisë turke dhe Komuniteti Mysliman, por duket se tani është gjetur emëruesi i përbashkët për drejtimin e xhamisë.

Kjo ndërtesë e re fetare, puna për ndërtimin e së cilës nisi në vitin 2015, është realizuar me një investim prej afro 30 milionë eurosh. Me një kapacitet për të pritur mbi 5000 besimtarë, xhamia mbetet një nga projektet më madhore të këtij lloji në vend. Motivet klasike të saj janë të frymëzuara nga Xhamia Blu në Stamboll, duke u harmonizuar me elemente shqiptare që përngjajnë me shtëpitë e stilit tradicional të Beratit.

Ndërkohë ajo që bie në sy është se xhami është mbushur me flamuj turk dhe shqiptarë. Ndonëse KMSH është i pavarur nga çdo vend tjetër, sërish Turqia hyri në mes dhe kjo xhami do të administrohet bashkarisht.


Lini një Përgjigje