
Ish presidenti i Partizanit, Paro Laçi, një nga njerëzit e afërt të Sali Berishës vijon dëshminë për ngjarje ende të pazbardhura të ndodhura në Shqipëri në vitin e mbrapshtë të 1997 por dhe vite më pas kur Sali Berisha ka qenë president. Jo vetëm kaq për ngjarje për të cilat Paro Laçi akuzon Sali Berishën se fshihet pas.
Në një intervistë për Report Tv, për gazetarin Arbër Hitaj, Paro Laçi tregon atë që e quan plan të Sali Berishës për të vrarë Ilir Metën në 2001 në Bruksel. Jo vetëm kaq ai thotë se Berisha ka dhënë dhe porosit të vrasë Neritan Cekën, e Rexhep Meidanin.
Marrë shkas nga protesta e 7 tetorit ku djali i ish kryeministrit Shkëlzen Berisha u shfaq në protestë i shoqëruar nga shumë truproja, Paro Laçi tha se në fakt duhej të ishte Meta që duhej të ruhej nga kreu i PD-së pasi ky i fundit kishte tentuar ta vriste. Sipas dëshmisë së tij bëhet fjalë për vitin 2001 kur Ilir Meta ishte kryeministër i Shqipërisë (1999 - 2002).
“Shkëlzeni ka të drejtë të ruhet por më shumë të ruhet Ilir Meta. Sali Berisha është ai që ka tentuar dhe ka bërë plan të mirëfilltë për vrasjen e Ilir Metës. Ka ndodhur në Bruksel, i njohur si sherri i Brukselit. Aty kam qenë unë Sali Lusha. Do të ketë qenë pranvera e 2001. Plani ka qenë i kurdisur mirë për eliminimin e Ilir Meta. Ta deklarojë vetë. Duhet ta ketë bërë spiunimin Sazan Cana, që shpëtoi Fatos Nanon. E i thanë shef largohu se nuk e kanë me ty por me Ilir Metën.
Gjinushi e ka parë vetë..
Vrasjen e tij do ta pranonte Sali Lusha.
Sali Berisha ka shkuar të flinte në Sofi hotel ku të hapte shishen e shampanjës
Me që ishte kryeministër i Shqipërisë, Meta duket që kishte informacion....”, tha ai.
Jo vetëm kaq Paro Laçi thotë se Sali Berisha ka dhënë urdhër dhe për të djegur lokalin e Fidel Yllit...
Paro Laçi nxit dhe ish bashkëpunëtorë të tjerë të Sali Berishës, ata që kanë qëndruar shumë afër për të treguar të vërtetat për krimet e rënda të ndodhura në 1997
“Si unë të gjithë duhet të flasin çfarë dinë për 1997. Ka shumë mistere. Janë rrahur gazetarë shqiptarë e të huaj. U kërcënuan me jetë dhe u tentuan të vriteshin shumë politikanë për të vetmin moiv se tentonin t’i zinin vendin Sali Berishës dhe egërsia e tij nuk pati fund deri në ditët e sotme”, thotë Paro Laçi.
Lini një Përgjigje