
Në podcastin “Të Pashoq”, në kanalin në youtube të “Pamfletit”, publicisti Nikollë Lesi tha se në zgjedhjet e ardhshme populli duhet t’i kthejë sytë te alternativat e reja politike.
Sipas Lesit, Qori, Shabani dhe Lapaj janë tre zëra të fuqishëm opozitar të cilët duhet me patjetër të jenë deputetë në përbërjen e Kuvendit të ardhshëm.
Pjesë nga intervista:
Përveç partive të mëdha në zgjedhje këtë herë do të futen këtë herë edhe shumë të rijnë, disa prej tyre më pritshmëri goxha të larta, si shihni ju këto parti të reja?
Nikollë Lesi: Dëgjo unë kur pashë që dolën, Adriatik Lapaj, Arlind Qori, Endrit Shabani për mua janë figura të nderuar me integritet, por që akoma nuk kanë krijuar shtrat besimi, nuk kanë krijuar elektorat.
Arlind Qori është një hap më para, besoj se sa dy të tjerët. Unë shpresoj dhe uroj, që votuesit në kryesisht në Tiranë dhe edhe por kryesisht në tiranë, duhet ti votojnë për deputet. Për mua duhet të jenë të tre deputetë. Janë tre zëra të ndryshëm.
Pra ju thoni vetëm tre, kaq jo më shumë?
Lesi: Besoj që jo. Keq më vjen por, të shohim është herët ende ska nisur fushata tamam. Ajo ndizet në shkurt, mars, prill, që pjesa gri lëviz integrohet.
Lini një Përgjigje