
Sonte në podcastin ‘Të Pashoq’ në kanalin në youtube të “Pamfletit”, vjen Nikoll Lesi, botues i ‘Koha Jonë’, në një analizë mbi aktualitetin politik në vend. Në pjesën e parë të podcastit, Lesi analizoi të ashtuquajturën mosbindje civile të opozitës. Sipas tij, protesta nuk soli asgjë të re, teksa e cilësoi të gabuar sulmin ndaj selisë së PS.
-Si e patë protestën e së hënës?
Mund të them se si gazetar me eksperiencë, protesta nuk solli gjë të re. Përkundrazi, sipas meje ishte përsëritje të dikurshme të Bashës, që e sillte turmën vërdallë, te Kryeministria, Parlamenti, hidhte shishe molotov. Në fund të darkës thoshte që Ramën e rrëzuam dhe Rama pinte kafe në Surrel. Edhe kjo protestë ishte njësoj. Kishte dhe disa elemente ndryshe, pasi fakti që e sulmuan PS ishte gabim i madh atij që bëri skenarin. Nuk ka ndodhur në 34 vite, janë sulmuar ministritë, por të sulmosh një parti të sulmojë një parti tjetër, është gafë e jashtëzakonshme e atij që ka thurur skenarin. Natyrisht është ai atj në katin e tetë. E gjitha ishte me skenar.
-Dukej sikur ngeci skenari...
Pa lejen e doktor Berishës nuk bëhej asgjë. Gazi dhe Noka shikonin SMS. Vinin urdhra, kalo këtej dhe kalo andej. Kjo qeveri për mua, po të ketë opozitë serioze, që ngjall besim, që nuk ka njerëz të akuzuar, e meritonte të vinte në pushtet. Kjo qeveri ka shumë skandale. Me këtë opozitë të sakatuar, që nuk ngjall shpresë, që nuk e besojnë as vetë demokratët dhe jo pjesa gri.
Doli doktori tha do kandidoj për kryeministër. Tani a është doktori për 4 mandate? Ka qenë president, kishte mandatin 2005-2003. Pra dhe Berisha kandidon për madat të katërt. Edhe Rama kërkon mandat të katërt. Nuk ka dallim. Por Berisha duhej të bëtë këtë gjë. E kam thënë disa herë, që nuk duhej të kandidonte për kryeministër. Në mënyrë kategorike se nuk ngjall besim. PD nuk e ka solidare. Por akoma ka demokratë të zhgënjyer nga të dyja palët. Edhe sikur PD të ishte bashkur në 2004 a 2005, që dhe unë isha në një fort me ta dhe kishim bindje që duhej rrëzuar qeveria e Nanos. Sot çfarë besimi ke? Ata janë të kacafytur me njëri-tjetrin. Pa pjesën gri PD nuk vjen në pushet. Sipas analistëve të atyre që bëjnë sondazhe, pjesa gri që është 23-27 për qind. Pjesa gri është ajo që nuk do as Ramë dhe as Berishën.
Lini një Përgjigje