
Kryeministri do të rinisë një tur takimesh me diasporën...
Teksa opozita ka nisur të ashtuqujturën mosbindje civile dhe kërkon qeveri teknike, duket se qëllimi i vetëm i Edi Ramës është të sigurojë 84 mandate dhe të jetë “vetë Ali dhe vetë Kadi”.
Futja e votës së diasporës në Kodin Zgjedhor nuk ishte rastësore. Babloku ka ecur me plan të sofistikuar. Duke e parë situatën në PD, Rama po mendon tani të sigurojë shumicë të cilësuar në Kuvend, teksa përveç afrimit me Idrizin dhe Tom Doshin, manovra e tij strategjike është vota e diasporës.
Ai e di se në Shqipëri nuk i ka aq vota sa për të siguruar 84 mandate dhe nëse shohim me kujdes, fokusi më i madh është jashtë sesa brenda vendit. Prej disa ditësh Taulant Balla ka gjezdisur shumë shtete dhe qëllimi është të binden shqiptarët jashtë të votojnë PS. Por duket se tani do të vihet në lëvizje Edi Rama.
Mësohet se kryeministri do të rinisë një tur takimesh me diasporën. Turi nuk do të rinisë në Europë, aty ku u ndërpre për shkak se Rama anuloi takimin me shqiptarët e Gjermanisë, por në Shtetet e Bashkuara. Nju Jorku është përzgjedhur nga kryesocialisti për të zhvilluar takimin me shqiptarët e Amerikës, që do të mbahet më 26 tetor.
Sipas njoftimit që iu është shpërndarë përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në SHBA, takimi do të zhvillohet “në Neë York, në adresën Gotham Hall, 1356 Broadëay”.
Kujtojmë se për shkak të zgjedhjeve europiane në muajin qershor Rama anuloi takimin në Frankfurt dhe menjëherë pas tij edhe udhëtimin për në Londër. Por pritet që të rikthehet aty dhe në shtete të tjera duke kërkuar sa më shumë vota.
Pra, teksa Berisha ka hallin e mosbindjes civile, Rama vijon lojën. Vetë “Pamfleti” një ditë më parë denoncoi se te Posta Shqiptare është hapur një zyrë për zarf e Diasporës dhe aty do të jetë drejtojë djali i Pandeli Majkos. Skema është e qartë. Ndonëse në vend shumë shqiptarë janë zhgënjyer nga keqqeverisja, Rama kërkon të bindë ata jashtë për të mbushur hambarin me vota. /Pamfleti
Lini një Përgjigje