
SPAK ka reaguar sot për kallëzimin e Gazment Bardhit për disa mesazhe në Signal, duke thënë se mesazhet janë të manipuluara.
Në lidhje me këtë zhvillim, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike tha se SPAK duhet të zbulojë autorët që kanë manipuluar mesazhet. Ai tha se ka politikanë të qeverisë që janë të lidhur me krimin e organizuar.
"Ne nuk kemi asnjë lloj mbrojtje dhe asnjëlloj ndikimi në insitucionet e drejtësisëm dhe nëse do kishim kryer një krim do ishim para drejtësisë. Dikujt që i djeg e vërteta nuk ka nevojë të sajojë mesazhe të manipuluara. Është në interes edhe të SPAK për të zbuluar autorët e këtyre sajimeve. E vërteta doli dhe kjo ka dëmtuar dhe reputacionin e SPAK dhe është në interesin e tyre të zbardhet kush qëndron pas këtyre mesazheve."-u shpreh Bardhi
Bardhi paralajmëroi se nesër do të jenë të pranishëm në Parlament edhe pse është i vetëdijshëm që nuk do të lejohen të futen.
Ndër të tjera, Bardhi tha se ka edhe deputetë të PS që thonë se Shqipëria po shkon drejt regjimeve autoritare, por kanë zgjedhur të heshtin.
“Ne jemi deputetë të Kuvendit dhe qëllimi i asaj që ndodhi javën e shkuar nuk ishte për të penguar askënd. Ne nuk jemi në betejë me pjesën dërmuese prej deputetëve të PS. Ata kanë zgjedhur të nënshtrohen dhe të heshtin. Ne kemi zgjedhur të themi të vërtetën. Ka deputetë të PS që konfirmojnë se Shqipëria po rrëshqet në regjim autoritar”, u shpreh ndër të tjera Bardhi.
Lini një Përgjigje