
Nuk kanë të ndalur debatet dhe përplasjet verbal mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës te Komisioni hetimor parlamentar për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi.
Deputetja e PD, Albana Vokshi dhe deputeti socialist Plarent Ndreca janë përplasur ashpër me njëri – tjetrin në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.
Kryetarja e Komisionit nuk ishte dakord që komisioni të vazhdonte punën, pasi kishte nisur pa praninë e saj. Vokshi i kërkoi dëshmitarit të dilte jashtë deri në hapjen e Komisionit.
Kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i Komisionit, Plarnet Ndreca. Më pas debatet mes tyre kanë vazhduar me tone të larta, duke hedhur edhe akuza ndaj njëri-tjetrit.
Pjesë nga debati:
Ndreca: Ti ke ardhur për ta prishur mbledhjen, kërkon ta bësh mbi vendime politike. Unë ika se ti zotrote i bie tavolinës kështu.
Vokshi: Ti punon duke vjedhur?
Ndreca: Atë për të vjedhur hajde shihe në gjykatë. Hajde në gjykatë po kë këllqe, se je e zonja ti.
Vokshi: Do na keni përballë, do hetohen deri në fund
Ndreca: Të ishte fati jonë në dorën tuaj ne do ishin të gjithë në burg, do ishim të vrarë si në bulevard
Vokshi: 4 vetat i vrau Edi Rama
Ndreca: Fatmirësisht fati nuk është në dorën tuaj. Ne mund të bëjmë shumë gjera, por nuk vrasim njeri
Vokshi: Shko te Onkologjiku, keni vrare njerëz aty.
Ndreca: Keni ardhur për të prishur komisionin?
Vokshi: Mbledhja nuk nis nëse nuk del dëshmitari
Ndreca: Fol fol ti, bashkë e paditur me shokun Gazi do jesh shumë shpejt. Pyetje shokun Gazi ke padia që ka edhe ai do ta provojë sa jam marrë unë me kapalet.
Lini një Përgjigje