TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Tetor 2024, 11:53

“Nuk hapet mbledhja pa vdekur unë”/ Debate mes Vokshit dhe Koçit: Po e ktheni PD në kioskë si LSI!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk hapet mbledhja pa vdekur unë”/ Debate mes Vokshit dhe

Kanë vijuar tensionet në Komisionin Hetimor për Sterilizimin.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se mbledhja nuk është hapur, pasi vetëm ajo mund ta hapë këtë mbledhje. Teksa deputeti i PS tha se Vokshi po kërcënon dëshmitarin, ajo u shpreh se dëshmitari mund të dalë jashtë.

Deputeti i PS Petro Koçi theksoi se fatkeqësisht PD-ja po kthehet në kioskë.

Petro Koçi: Zonja Vokshi, ke kërcënuar dëshmitarin.

Albana Vokshi: Të dalë dëshmitari jashtë. Unë jam kryetarja. Unë te dera, ju hapni mbledhjen. Po kush jeni ju? Po bëni sikur pyesni dëshmitarin. Sa të jem unë, e drejtoj unë Komisionin. Kur të vdes unë e hapi ju mbledhjen.

Plarent Ndreca: Dëshmitari të vazhdojë. Kryetari i Komisionit nuk merr asnjë vendim. Mbledhjen në këtë rast e ka thirrur ¼. Ti nuk ke ardhur të hapësh mbledhje, por ke ardhur të prishësh mbledhjen. Ti do ta bësh mbledhjen sipas vendimeve të Partisë Demokratike.

Petro Koçi: Po ktheni PD-në kioskë si LSI.

komsiioni i sterilizmit

Lini një Përgjigje