
Ditën e sotme ka pasur një përplasje në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin, pasi Garda nuk lejoi deputetët e opozitës të futen brenda.
Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi është shoqëruar me debate të ashpra deri në përplasje.
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka arritur të futet në sallë dhe i ka fikur mikrofonin Plarent Ndrecës, që kishte nisur mbledhjen pa deputetët e opozitës.
Vokshi ka kërkuar që të dalë jashtë komisionit një nga dëshmitarët, Gentian Opre. Ndërkohë që Plarent Ndreca i thotë se nuk ka asnjë arsye që të dalë, sepse mbledhja ka nisur.
Pas këtyre debateve, Ndreca i tha Vokshit se “nuk punon me njerëz që sillen si rrugaçë”. Pas kësaj ajo është ngritur dhe i ka hedhur disa herë mikrofonin socialistit.
Debati:
Vokshi: Me aq shumë abuzime që ke bërë do jesh i dyti në radhë që do shkosh atje ku ka shkuar ai miku jot Beqaj. Nuk i mbulon dot abuzimet
Ndreca: Presion s’më bën dot ti mua. S’ma tregon dot ti. Kur mungon kryetarja e hap unë mbledhjen.
Vokshi: Zoti Opre dil jashtë. Garda të lutem nxirrni dëshmitarin. Garda nxirre jashtë.
Ndreca: Dëshmitari është në proces pyetje.
Vokshi: Jam unë kryetarja, kryetarja vendos. Dil jashtë, mos u bëj palë. Garda nxirre jashtë.
Ndreca: Zotëri i gardës, përgjegjësi për këtë që them i marr unë.
Vokshi: Garda kryeni urdhrat, i merr nga kryetari i komisionit.
Ndreca: Urdhrat merr nga komisioni
Vokshi: Jo i merr nga kryetarja. Grada të dalë se jemi në procedurë. Boll lexo rregulloren, ke injorancë juridike.
Ndreca: Garda ndërhyn vetëm kur ka dhunë, largohu nga aty se dëshmitari është në proces pyetje
Vokshi: Dëshmitari të dalë jashtë. Mbas Oprës do mbulohesh.
Vokshi: Ke ardhur për të prishur mbledhjen. Dil jashtë se do marrim masa do të nxjerrim me forcë. Grada.
Ndreca: Jo jo nuk del ai, s’ka vendim komisioni, nuk i merr vendimet kryetari. Nuk është komisioni i Albana Vokshit, këtu ka komision hetimor. Ke ardhur për t’u prishur mbledhjen
Vokshi:T’iu vijë trup juve të gjithëve që i shkoni mbrapa një njeri që ka komplekset e tij. Dëshmitari të dalë, ti nuk hap dot mbledhjen pa mua.
Lini një Përgjigje