TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Tetor 2024, 22:19

“Nuk ishte mosbindje civile ajo”, Boçi dhe Curri përplasen ashpër në emision

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk ishte mosbindje civile ajo”, Boçi dhe Curri

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi dhe Ajran Curri janë përplasur ashpër mbrëmjen e sotme. Të ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ata kanë komentuar protestën e mbajtur ditën e djeshme nga opozita, por nuk kanë munguar akuzat.

Sipas Currit protesta e ditës së djeshme dështoi, ai tha se pjesë e këtij dështimi ishte se opozita ka zëvendësuar bandat me fëmijë të cilët shkuan të protestonin.

Deputeti demokrat nga ana tjetër tha se mosbindja civile nuk është vetëm një ditë e nuk mund të dilet më rezultat konkret në një ditë të vetme.

Pjesë nga debati në studio:

Luçiano Boçi: Mosbindja civile nuk është ndeshja e parë dhe e fundit që realizohet dhe do dalësh më një rezultat konkret. Mosbindja civile janë akte të mosbindjes civile të mos respektimit të ligjit dhe të rregullit

Arjan Curri: Nuk ishte mosbindje civile ajo dje, ajo ishte një protestë politike. Rezistencë paqësore. Mos e quani mosbindje civile. Se nuk është e tillë.

Luçiano Boçi: Përderisa thua se në Shqipëri pushteti ka bandat, paratë e të gjitha, t’i thua të bëjmë mosbindje civile në mënyrë klasike?

Arjan Curri: Jo nuk jam për këtë. Opozita ka thjesht pak forca dhe pak lekë.

Luçiano Boçi: Opozita këto armë ka, këto element dhe këtu është detyruar të shkojë.

Lini një Përgjigje