TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Tetor 2024, 19:35

"Rama terror policor", Berisha thirrje të lirohen protestuesit e arrestuar: Janë të pafajshëm!

Shkruar nga Pamfleti

"Rama terror policor", Berisha thirrje të lirohen protestuesit e

Kreu i PD Sali Berisha, i cili ndoqi nga shtëpia protestën e djeshme, u ka bërë thirrje autoriteteve të lirojnë protestuesit e arrestuar.

Protestuesit e arrestuar janë Xhevahir Rrushi, Gentian Tuga, Ilir Tushe dhe Sokol Bushkola.

Berisha ndër të tjera, ka falenderuar të gjithë ata që morën pjesë në protestën e djeshme, duke mbështetur krijimin e një qeverie teknike.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, të cilët mbrëmë ishit më shumë se kurrë, më të fuqishëm se kurrë, më të pamposhtur se kurrë në mosbindjen civile, marshin drejt Tiranës.

Ju me protestën tuaj, me qëndresën tuaj, rezistencën e pamposhtur, mbetët pararendës të mosbindjes civile që do sjellë qeverinë teknike dhe votën e lirë të shqiptarëve.

Të dashur miq, një përshëndetje të përzemërt dua t’u përcjell demokratëve, të cilët narko-komisarët e pabesë i kanë arrestuar, Xhevahir Rrushi, Gentian Tugën, Ilir Tushën dhe Sokol Bushkolën.

I garantoj se PD, demokratët dhe demokratet, mbarë populli opozitar çdo minutë është me ta gjer në lirimin e tyre të plotë. Qëndrestarë të pafajshëm, që kërkon Edi Rama me terror policor, t’i mposhtë. Lironi vëllezërit, kjo është thirrja jonë!’, u shpreh Berisha.

protesta e opozites terror policor

Lini një Përgjigje