
Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar një lajm të publikuar në një media, se ish-deputetit të PD Mark Marku i ka dhënë një post të rëndësishëm.
Ish-deputeti ka qenë i ftuar më parë në podcastin e kryeministrit “Flasim”.
Rama ka theksuar se ky lajm është i rremë, duke shtuar se në podcast Mark Marku ka shkuar qytetarisht në podcast.
“Sigurisht të tilla rrena ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale që informojnë shqiptarët, por e bëj këtë përgënjeshtrim vetëm në respekt të faktit që zoti Mark Marku ka ardhur qytetarisht në Podkastin FLASIM dhe më takon t’ia kthej respektin, si njeri me të cilin s’kemi as të njëjtat bindje politike, as varësira të asnjë natyre në punët tona”, shkruan Rama.
LAJM I RREMË????
— Edi Rama (@ediramaal) October 8, 2024
Sigurisht të tilla rrena ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale që informojnë shqiptarët, por e bëj këtë përgënjeshtrim vetëm në respekt të faktit që zoti Mark Marku ka ardhur qytetarisht në Podkastin FLASIM dhe më takon t’ia kthej… pic.twitter.com/4TzDaYX2Dl
Lini një Përgjigje