Mbledhja e sotme e këshillit Bashkiak të Tiranës, është shoqëruar me debate mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe opozitës.
Kreu i bashkisë ka reaguar lidhur me protestën e djeshme, duke u thënë këshilltaravë që vijnë nga radhët e opozitës, se nuk e bllokojnë dot Tiranën.
Veliaj u shpreh se edhe nëse opozita do i shkatërrojë të gjitha, ai do I rindërtojë sërish.
Kryebashkiaku u shpreh se qeveria teknike krijohet kur ka krizë mazhoranca, jo kur ka krizë opozita.
“Nëse krizën e opozitës doni ta sillni në këshill bashkiak, është kriza juaj. Nuk e bllokoni dot qytetin, nuk e bllokoni dot Tiranën. Harrojeni, Tirana do të ecë përpara. E di që doni të bllokoni edhe kurset te Piramida, doni të bllokoni dhe shtëpitë me qira, doni të bllokoni edhe kreditë e buta, doni të bllokoni edhe shkollat e reja sepse s’keni argument me shkollat e reja që po ndërtohen sot në Astir. Ne do i ndërtojmë përsëri. Çdo gjë që prishni humbisni 1% të votave, kaq ju them unë që merrem kaq vite me këtë punë”, tha Veliaj.
Lini një Përgjigje